Zidane vs Platini për moviolën në fushë
Numrat 10 kundër njëri-tjetrit: Zinedin Zidan kundërshton Mishel Platininë dhe pohon se një ditë apo një tjetër moviola do ta kushtëzojë arbitrimin. Ajo që i ndodhi Henrisë, thotë Zidan, mund të më ndodhte edhe mua. Të gabosh është njerëzore, kjo e bën të bukur lojën. Flasim më shumë, sepse ishte në lojë kualifikimi. Një ditë dikush do të vendosë moviolën në fushë, për t‘u dhënë fund këtyre polemikave. Nëse jo Platini, një tjetër. Nëse moviola shërben për të verifikuar një gol, unë jam pro. Por në aksionet e lojës jam kundër. Do të humbiste shumë spontaniteti.