E Diel, 1 Nëntor 2026

12 maj 2008 - Lammert: Shqipëria vitet e fundit ka përshkuar rrugë impresionuese


Fjala përshëndetëse e Kryetares Jozefina Topalli me rastin e vizitës së Presidentit të Bundestagut gjerman në Kuvendin e Shqipërisë   Është  një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua ti uroj mirëseardhjen, në këtë Parlament, një miku të madh të  Shqipërisë dhe shqiptarëve, Kryetarit të Bundestagut gjerman, zotit Lammert.   Në nëntor 2007 u festua 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe, unë jam shumë e lumtur sot që pas 15 vitesh vjen në Shqipëri një Kryetar i Bundestagut gjerman. Në emër të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe, përmes tyre, në emër të qytetarëve shqiptarë unë falënderoj Qeverinë, Parlamentin dhe popullin gjerman për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë proceseve demokratike në Shqipëri, veçanërisht proceseve të integrimit europian dhe Euro-Atlantik. Zoti Lammert konfirmoi sot një të vërtetë të madhe: ai tha se vizita e tij në Shqipëri ndodh në një periudhë kur kuadri i përgjithshëm i bashkëpunimit është përmirësuar në mënyrë spektakolare. Kjo vizitë vjen, gjithashtu, në një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Nënshkrimi i MSA-së, ratifikimi i saj me një ritëm unik, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, pavarësia e Kosovës janë ngjarje inkurajuese, dëshmi se vendi ynë dhe Rajoni Ballkanik është në rrugën e duhur. Kjo etapë shfaq përpara nesh një kapitull të ri plot sfida, por që me një vullnet të palëkundur jemi të vendosur të ecim në rrugën e reformave të mëdha që do të shkurtojnë rrugën e integrimit të plotë në BE dhe NATO. Unë jam e kënaqur për klimën e bashkëpunimit mazhorancë-opozitë në këtë Parlament, klimë që jam e prirur të besoj se do të vazhdojë edhe në reforma të tjera, për ti dhënë Parlamentit rolin që ai mbart si insitucioni më i lartë legjislativ, ku forcat politike  dinë të bashkëpunojnë në të mirë të zhvillimit të vendit dhe përshpejtimit të proceseve integruese. Duke përfunduar, më lejoni tia jap fjalën, Kryetarit të Bundestagut, zotit Lammert.     Fjala e Kryetarit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert në Kuvendin e Shqipërisë

Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert e nisi përshëndetjen e tij drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në gjuhën shqipe, duke u shprehur :
Shumë e nderuara zonja Kryetare e Kuvendit,
Zoti Kryeminstër,
Të dashur kolegë dhe kolege,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të dashur miq të Gjermanisë në Shqipëri,
Për ftesën miqësore në vendin tuaj të bukur, dëshiroj të falënderoj përzemërsisht, veçanërisht për nderin që më rezervuar për të folur para jush. Ju lutem për mirëkuptimin tuaj, më tej do të flas në gjuhën timë amëtare, në gjermanisht.
Atë me të keqen zonja dhe zotërinj e dëgjuat.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Unë jam parlamentar që prej 30 vjetësh, që prej vitit 1980. Unë jam pjesë e Budenstagut gjerman. Kjo nuk është një kohë relativisht e gjatë, por është pothuajse një epokë e kaluar, po të flasim për raportet midis vendit tuaj dhe vendit tim.
Në atë kohë, kur unë e fillova karrierën time politike, unë përfytyroja disa gjëra për të ardhmen, por me siguri jo si President i Parlamentit gjerman.
Megjithatë duke folur për ndryshimet që kanë ndodhur  në dekadat e fundit në Europë që u bënë të mundura mund të përmendim se në fillim të viteve 80 Europa ishte e ndarë me mure dhe tela me gjemba, të cilat  kalonin mes për mes Gjermanisë dhe kryeqytetit të saj. Në atë kohë asnjë vend tjetër në kontinent nuk ka qenë kaq larg Europës sa Shqipëria, nën izolimin e saj, si përballë Perëndimit, ashtu edhe përballë Lindjes. Në atë kohë në bashkësinë e krijuar europiane kishte vetëm një duzinë shtetesh europiane perëndimore.
Saktësisht para një viti, në maj 2007, kjo bashkësi europiane kremtoi në Berlinin e ribashkuar, përvjetorin e 50- të marrëveshjes së Romës.
Tashmë jemi një union politik me 27 shtete anëtare të Europës Perëndimore, të Europës Lindore, të Europës Veriore dhe asaj Jugore.
Vetëm, në vitin 2006, bashkësia europiane nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë, dhe në vitin e ardhshëm Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar kolegë parlamentarë,
Ndërkohë ka shumë njerëz si në Shqipëri dhe në Gjermani që e konsiderojnë të vetëkuptueshme atë që kanë konsideruar të pamundur për dekada të tëra, që ky kontinet të rritet i bashkuar, të rritet së bashku.
Dëshiroj të shfrytëzoj rastin e kësaj ftese tuajën miqësore për të ndërmjetësuar dy ose tri nga përvojat që janë mundësuar për mua dhe për gjermanët në fillimet e dekadave të fundit. Në radhë të parë, ndryshimet janë të mundshme. Ne do tjua përsërisim këtë vazhdimisht njerëzve, sepse ata duke dyshuar në zhvillimet e dëshirueshme dhe të vështira, dëshpërohen, kanë tendencën të dëshpërohen. Këto zhvillime konsiderohen të pamundura, sepse janë zhvillime që nuk kryhen menjëherë.
Europa me zhvillimet e saj në vitet e shkuara ka dëshmuar që ndryshimet janë të mundshme, jo vetëm ndryshimet margjinale, anësore, por ndryshimet substanciale, fondamentale.
Mesazhi i dytë, që transmetohet me këtë përvojë është se ndryshimet kanë nevojë për kohë. Pikërisht, atëherë kur flasim për ndryshime të rëndësishme, jo për ndryshime rastësore, por për ndryshime që lënë gjurmët e tyre në kohë, ne duhet të dimë që ato kanë nevojë për kohë për tu pjekur, që ato nuk mund të ndodhin brenda një nate, sepse ato nuk janë ngjarje të një fundjave pasionante. Në  radhë të parë, ato kanë nevojë për kohë, që të ndodhin, dhe  më pas,  të sjellin efektin e shpresuar.
Së fundi, ndryshimet në vendin tuaj janë kusht për përkatësinë në këtë Bashkësi Europiane. E them këtë, zonja dhe zotërinj, edhe për faktin se në vendet e fundit, edhe në disa vende që janë tashmë janë bërë pjesë e  Europës, kam gjetur një mentalitet, për të mos thënë një përfytyrim të ngazëllyer, sikur anëtarësimi në BE mund të zëvendësojë ndryshimet që duhen bërë në vendin e tyre. Për këtë absolutisht nuk mund të bëhet fjalë. Mekanizimi i funksionimit është pikërisht anasjelltas. Vetëm ndryshimet në secilin vend mundësojnë përkatësinë, bërjen pjesë në Bashkësinë Europiane, Shqipëria, zonja dhe zotërinj, ka përshkruar  vitet e fundit një rrugë impresionuese, dhe me siguri ka disa ende disa reforma dhe përpjekje para saj.
   Këto përpjekje dhe reforma janë hyrja e domosdoshme për rrugën drejt Europës dhe Bashkësisë Europiane, çështje për të cilat unë fola sot me Presidentin e Shtetit, me Kryetaren e Kuvendit dhe me Kryeministrin. Të gjithë këto kishin një bosht që Shqipëria ka interes të bëhet pjesë e Europës, por edhe Bashkësia Europiane e ka një interes të tillë dhe duhet ta ketë një interes të tillë.
Sido Shqipëria bën pjesë në kuptimin tonë të Europës, të Bashkësisë tonë Europiane, tashmë me 27 shtete, e cila nga ana e saj nuk ka arritur në fundin e rrugës së saj. Kjo Bashkësi Europiane ka filluar me 6 shtete, me marrëveshjen e Romës, ku Gjermania ishte një nga shtetet themeluese dhe atëherë askush nuk mund ta konsideronte të mundur që në përvbjetorin e saj të 50-të,  Bashkësia do ta kremtonte me 27 anëtarë.
 Askush në Europë nuk do të besojë seriozisht që ajo  ka arritur fundin e saj të natyrshëm, tashmë. Shumë e rëndësishme është një përgjigje e përbashkët e pyetjes së çfarë Europe të së ardhmes, përfytyrojmë ne. Në bazë të bindjes sonë, Bashkësia Europiane nuk është as një klub ekskluziv politik, nuk është as një autoritet transnacional gjigand. Europa është më shumë sesa një treg i brendshëm, sesa një fuqi e lidhur e bashkuar, gjë që sigurisht  bëjnë pjesë në tiparet e kësaj bashkësie, por nuk përbën thelbin e kësaj bashkësie. Thelbi i vetëkuptimit të kësaj Bashkësie Europiane është një ide e përbashkët e madhe. Nëse ka diçka që përbën identitetin e kësaj Europe nuk është ekonomia, nuk është politika, por është kultura, përkatësia në një histori të përbashkët në këtë kontinent me bindje të përbashkëta, të cilat janë rritur në këtë k

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›