9 maj 2008 - Zhvillon punimet Konferenca Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së- Roli i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Bashkëpunimi politik në stadin e reformave integruese, forcimi i rolit të Kuvendit në procesin e Stabilizim-Asociimit, lidhja ndërmjet axhendës së integrimit në NATO dhe integrimit në BE, ishin ndër temat kryesore që u diskutuan në konferencën me temë Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së- Roli i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Konferenca, që i zhvilloi punimet në mjediset e Hotel Tirana International, u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe EMA-n (Lëvizja Europiane Shqipëri).
Në këtë konferencë ishin të pranishëm me këndvështrimet e tyre mbi temat e ndryshme që u trajtuan: Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan, kreu i Komisionit Parlamentar për Integrimi, Ilir Meta, Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, Ambasadorja franceze, Maryse Daviet, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.
Në fjalën e hapjes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nënvizoi, ndër të tjera, se nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ftesa për anëtarësim në NATO ishin përgjigje e reformave të vështira, por të domosdoshme që Shqipëria ka ndërmarrë.
Kuvendi, si forca kryesore drejtuese e ndryshimeve thelbesore, i frymëzuar dhe i angazhuar edhe më shumë pas marrjes së ftesës së NATO-s, kësaj radhe mori përsipër një tjetër histori suksesi - atë të reformës kushtetuese. Në historinë tonë të pluralizimit është hera e parë që reforma të këtij dimensioni merren me një konsensus kaq të gjerë, tha, ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit, duke theksuar se reformat janë mënyra e re, persistente e të menduarit dhe të vepruarit.
Në referimin e tij mbi temën Rëndësia e bashkëpunimit politik në stadin e ri të reformave. Politikat e BE-së në promovimin e demokratizimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, Kryeministri Berisha vlerësoi organizimin e këtij takimi, që vjen në një moment të rëndësishëm të marrëdhënieve të Shqipërisë me NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Pikërisht sot grupi negociator i Shqpërisë përfundon në Bruksel raundin e dytë të negociatave zyrtare, duke i hapur rrugën nënshkrimit të protokolleve të anëtarësimit nga vendet anëtare të Aleancës i planifikuar për muajin korrik, tha z. Berisha.
Kryeministri përmendi reformat e ndërmarra në kuadrin e proceseve integruese dhe nismat e Qeverisë kundër korrupsionit, të cilat kanë për qëllim të përmirësojnë jetën e qytetarit.
Progresi i reformave në Shqipëri përbën burim frymëzimi për vendet e tjera të rajonit. Në të të gjitha këto arritje rëndësi të jashtëzakonshme pati deklarimi i luftës me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, tha Kryeministri Berisha.
Duke u ndalur në çështjen e reformës kushtetuese, Kryeministri vuri në dukje se vota e qytetarëve shqitparë dhe vullneti i tyre nuk do të tjetërsohet, siç ka ndodhur vitet e fundit.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur për të njëjtën temë, vuri në dukje se opozita ka rënë dakord për ato reforma të demokratizimit dhe modernizimit për Shqipërinë e shqiptarëve të integruar në BE.
Jemi bashkë kur është fjalë për axhendën kombëtare te demokratizimit modernizimit dhe integrimit të vendit. Filozofia e opozitës në lidhje me integrimin është filozofi që ndan politikën e ditës me konsensusin që duhet të ndërtojmë me palën tjetër. Jo për të mbështetur qeverinë por për të mbështetur aspiratat e përbashkëta të shqiptarëve pa dallim bindje partiake apo politike, për këto procese te cilat duhet të kishin qenë më të përshpejtuara, tha ndër të tjera zoti Rama. Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan, duke përshëndetur konferencën tha se ky është një moment i mirë, për të parë sfidat që ka përpara Kuvendi i Shqipërisë.
Perspektiva europiane e Shqipërisë është konfirmuar nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, tha zoti Lohan.
Duke vlerësuar reformën kushtetuese dhe konsensusin e gjetur midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, z. Lohan theksoi se kjo ka qenë edhe përvoja e vendeve të mëparshme kandidate dhe tashmë anëtare të BE-së.
Deputetët shqiptarë kanë përpara tyre një sfidë të dyfishtë: të ndërtojnë dhe të konsolidojnë konsensusin politik për kërkesat që rrjedhin nga MSA-ja dhe njëkohësisht të ruajnë të njëjtën linjë legjislative me BE-në. Në një ditë si kjo e sotmja, dita e Europës, dëshiroj tu uroj deputetëve shqiptarë suksese në plotësimin e kësaj sfide, përfundoi zoti Lohan. Duke u ndalur në një çështje tjetër të kësaj konference Forcimi i rolit të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e Stabilizim-Asociimit, kreu i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Ilir Meta u shpreh se ky komision ka bërë një punë mjaft të mirë, veçanërisht për çështjen në fjalë.
Falënderoj Prezencën e OSBE-së për projektin në mbështetje të Parlamentit dhe Komisionit të Integrimi. Synimi ka qenë gjithmonë për të lidhur më shumë MSA-në me grupet e interesit, tha zoti Meta. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch vlerësoi rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e reformave të ndërmarra në kuadrin e integrimit euro-atlantik.
Do të sugjeroja se megjithëse është Qeveria ajo që udhëheq procesin e reformave, Parlamenti mbart rolin kryesor në mbikqyrjen e punës së Qeverisë në lidhje me procesin e integrimit, tha zoti Bosch.
Duke u ndalur në reformat e ndërmarra, ai theksoi se po zbatohet tashmë një program reformash të bazuara mbi një set të përcaktuar qartë objektivash
Nënshkrimi i MSA-së dy vjet më parë ishte rezultat i punës dhe përpjekjeve të mëdha të ndërmarra nga Qeveritë, por edhe një rezultat i aspiratave dhe dëshirës së mbarë popullit shqiptar, nënvizoi Ambasadori i OSBE-së. Konferencën e përshëndeti edhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Maryse Daviet. Zonja Daviet vlerësoi procesin e reformave, duke u përqëndruar veçanërisht në konsesusin e gjetur për reformën kushtetuse.
Këtë reformë që, ashtu si në vendin tim, u bë me një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Tashmë Shqipëria po ecën drejt BE-së dhe shpresojmë që së shpejti të përfundojë i gjithë procesi i ratifikimit nga parlamentet kombëtare të vendeve, tha ambasadorja Daviet.
Ajo nxiti bashkëpunimin mes forcave politike në procesin e reformave në sistemin elektoral dhe atë të drejtësisë.
Reformat kërkojnë sakrifica, por të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Reformat shpesh nuk janë të përkrahura dhe nuk bëhen thjesht për të kënaqur BE-në, por për të arritur qëllimin e Shqipërisë për tu bërë anëtare e BE-së. Franca gjatë Presidencës së radhës së BE-së, do të mbështesë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit, përfundoi zonja Daviet. Mbi tema të tjera të konferencës folën edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e komunitetit të biznesit. Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.