15 maj 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 15 maj 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe diskutoi mbi projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8901, datë 23.5.2007, Për falimentimin dhe projektligjin Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, deputetët diskutuan për gjendjen ekonomike në vend, çështjen e kufizimit të imunitetit, për probleme të zonave zgjedhore, për reformën në administratën publike, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për probleme të sistemit të shëndetësisë, etj.
Në vijim, Kuvendi mori në shqyrtim projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8901, datë 23.5.2007, Për falimentimin.
Përfaqësues nga opozita kërkuan shtyrjen e projektligjit në fjalë, si dhe të projektligjit Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, duke argumentuar se këto projektligje nuk janë diskutuar me bizneset dhe grupe të tjera të interesit.
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Edmond Spaho u shpreh se ky është një qëndrim i ri opozitës, e cila ka dhënë konsensus gjatë diskutimit të tyre në komisionet përkatëse.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate braktisën sallën, pasi Kuvendi vendosi të vijojë me diskutimin e këtyre dy projektligjeve.
Duke iu referuar projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8901, datë 23.5.2007, Për falimentimin, Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se ndryshimi i këtij projektligji vjen si nevojë e kohës për të adresuar problemet që kanë rrjedhur nga zbatimi i ligjit ekzistues. Z. Bode vuri në dukje se ka ikur koha e përdorimit të artificave ligjore për të anashkaluar shkeljet, ndërkohë që ndryshimet përfshijnë rregullat bazë për mbarëvajtjen e biznesit.
Rregullimi është zinxhir. Rregullimi përmbledh të tre ligjet bazë që formalizojnë dhe rregullojnë tregun. Dhe ne shlyejmë edhe një detyrim të madh për ta bërë më efikase procedurën e falimentimit. Rrisim përgjegjësinë e administratës tatimore dhe doganore për të denoncuar dhe për të kërkuar falimentimin për shkak të detyrimeve të pashlyera, tha z. Bode.
Ministri vuri në dukje se janë bërë ndryshime në ligjin "Për shoqëritë tregtare", në ligjin "Për procedurat tatimore" dhe po bëhet ndryshimi në ligjin "Për falimentimin", duke synuar që ti jepet fund një situate shumë banale në ekonominë shqiptare. Kuvendi vijoi me diskutimin e projektligjit Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Në paraqitjen e këtij projektligji, Ministri Bode vuri në dukje se nëpërmjet tij synohet
që të vendosen rregulla të njëjta, të forcohet kuadri ligjor, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi për të konkuruar në mënyrë të padrejtë.
Në mënyrë jo fort korrekte dhe besoj jo të gjetur, prej ditësh vijon një debat për karakterin represiv për vendosjen e gjobave, për rritjen e abuzivitetit nga administrata tatimore, etj. Edhe ky përbën një shqetësim për ne. Ky ligj, pikërisht, këtë synon që t'i japë fund të drejtës së inspektorit të tatimorit për të kontrolluar këdo dhe për të përcaktuar nivele tatimesh e taksash, që nuk janë të krahasueshme me rivalët e tjerë të biznesit apo që mund të ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të biznesit, tha Ministri Bode.
Më tej, z. Bode nënvizoi se janë bërë hapa në modernizimin e shërbimit tatimor, duke vepruar përmes lidhjeve online dhe se ky shërbim do të vazhdojë të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen.
Duke ftuar deputetët e pranishëm në sallë që të mbështesin projektligjin e paraqitur, pasi nuk synon të rrisë abuzivitetin e Qeverisë apo kapacitetin e Qeverisë për të mbledhur më shumë taksa, por synon të afrojë vendin me praktikat ndërkombëtare për një qeverisje të mirë dhe për të rregulluar marrëdhëniet mes administratës tatimore dhe biznesit. Përfaqësues të opozitës u shprehën se konflitet që ekzistojnë mes administratës tatimore dhe gjykatave, nxjerr në pah një mungesë në sistemin gjyqësor dhe nevojën për gjykatat administrative. Deputeti Neritan Ceka i kërkoi Ministrit të Financave, që të krijojë një administratë tatimore me specialistë dhe njerëz të kualifikuar, të cilët nuk bien pre e korrupsionit. Diskutimet në parim të deputetëve të pranishëm vijuan deri në fund të seancës, që u mbyll rreth orës 14:45. Votimi i projektligjeve në fjalë u shty për në seancën e ardhshme, e cila do të mblidhet ditën e hënë, më 19 maj 2008, ora 18:00. Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.