5 maj 2008- Kryetarja e Kuvendit homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe vizitë në shtëpinë e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, së bashku me drejtues të lartë të shtetit bëri sot homazhe në Varrezat "Dëshmorët e Kombit " në përkujtim të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut.
Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në ceremoninë e organizuar dhe vendosi një kurorë pranë monumentit "Nënë Shqipëri".
Në përkujtim të ditës së dëshmorëve, Kryetarja Topalli zhvilloi një vizitë edhe në shtëpinë e "Heroit të Demokracisë", Azem Hajdari, ish deputetit të Partisë Demokratike, vrarë në 12 shtator 1998.