E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 maj 2008


 
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton tre projektvendime   Në mbledhjen e datës 6 maj 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi tre projektvendime:   1) Miratimi i strukturës dhe organikës së punonjësve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive;
2) Miratimi i strukturës dhe organikës të Autoritetit të Konkurencës si dhe kategorizimi i pagave për çdo pozicion;
3) Miratimi i projekt-organikës së Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve.   Në mbledhje ishin të ftuar titullarët e të tre institucioneve, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Departamentit të Administratës Publike.   Komisioni u njoh fillimisht me mendimin e Ministrisë së Financave dhe të DAP-it për këto strukturat, organikat dhe kategorizimin e vendeve të punës, pastaj dhe mendimin e secilit institucion.
Përsa i përket dy institucioneve, Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, Komisioni ra dakord që të mbështesë mendimin e komisioneve përgjegjëse, të cilët njohin më mirë organizimin dhe punën e tyre, rrjedhimisht dhe nevojat që kanë ata.
Përsa i përket Autoritetit të Konkurrencës, Komisioni e miratoi strukturën ashtu si ishte propozuar.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)     Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton për kalendarin dhe për ligjin e medias   Nën drejtimin e Zonjës Valentina Leskaj u zhvillua mbledhja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Komisioni diskutoi rreth Projektligjit Për një ndryshim në ligjin nr.9380, dt 28.04.2005 Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.   Për këtë projektligj u bënë diskutime dhe pyetje dhe, në përfundim, Komisioni ra unanimisht dakord dhe e miratoi për ta kaluar më pas në seancë plenare.   Komisioni diskutoi dhe në lidhje me projekt-kalendarin, për përshpejtimin e punës për planin e veprimit për ligjin e medias.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 27 82 96). Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›