Kryeministria Berisha pati gjendje debolese por eshte mire
Vetem pas dy oresh zyra e shtypit te Kryeministrise ka bere te ditur versionin zyrtar mbi arsyet e nderprerjes se fjalimit nga Kryeministri. Sot ne mbremje Kryeministri Berisha pati nje gjendje lodhjeje ne perfundim te fjales se tij me rastin e 21 -vjetorit te Partise Demokratike. Pas nje konsulte mjekesore u konstatua nje gjendje lipotimie debolese e lidhur me nje viroze per te cilen Kryeministri eshte mjekuar gjate diteve te fundit. Konsulta mjekesore tregoi parametra normale dhe gjendje te stabilizuar. Kryeministri Berisha eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi nje kafe me miq dhe te ftuar dhe me pas u kthye ne apartamentin e tij. Kryeministri Berisha u shpreh mirenjohjen te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te Partise Demokratike miqve dhe te ftuarve ne pervjetorin e krijimit te PD-se per interesimin e treguar dhe uron dhe nje here gezuar festen thuhet ne njoftimin per shtyp.