E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni sekret Athina i kerkoi ndihme Zogut kunder komunizmit

Greket donin te krijonin rrjet te perbashket ne lufte kunder komunizmit.

Nje nga gjerat per te cilat sot historia e Shqiperise ben me faj mbretin Zogu I eshte pakujdesia qe ai tregoi ndaj levizjes bolshevike komuniste ne vend e cila me pas gjate dhe ne fund Luftes se Dyte Boterore arriti te marre nen kontroll vendin duke ia nenshtruar ate njeres prej diktaturave me te ashpra ne bote. Dokumente historike nga Arkivi i Shtetit tregojne se sherbimet sekrete greke ishin afruar permes perfaqesive te tyre ne Shqiperi per te krijuar nje rrjet te perbashket ne lufte kunder komunizmit.

Mbreti dhe strukturat e tij duket se nuk e moren asnjehere seriozisht nje rrezik te tille. Ne te vertet Shqiperia e viteve 30 paraqiste pak mundesi per zhvillimin e grupeve komuniste elementet e ketyre te fundit edhe pse te pranishem ne vend nuk konsideroheshin politikisht dhe as ishin te rendesishem ne jeten sociale te vendit. Madje mjaft prej intelektualeve te kohes i konsideronin ata kalamaj dhe te parritur dhe prisnin prej tyre qe ne nje moment te dyte te ndryshonin mendim.

Nga ana tjeter fqinjet e Shqiperise e kishin konsideruar prej kohesh rrezikun Greqia e cila pas Luftes se Dyte Boterore u perfshi ne nje lufte civile mes komunisteve dhe forca te djathta kerkonte ne vitin 1925 te krijonte nje front te perbashket me Shqiperine per te luftuar komunistet ne Ballkan. Me qellim qe te behet nje front i njeshem kundra propagandes bolshevike ne Ballkan Drejtoria e Sigurimit Publik e Greqise deshiron te vihet ne relacione e ne korrespondence direkt me autoritet shqiptare kompetente. Ne qofte se Shkelqesia e Juaj nuk sheh ndonje ndalim per nje lidhje te ngushte nemes te dyve autoriteteve respektive ju lutem te keni miresine me dhane urdheresat e nevojshme e me na njoftue perfundimin shkruhet ne nje prej njoftimeve qe Ministria e Jashtme i dergonte asaj te Brendshme duke i treguar vullnetin e fqinjeve ne vitin 1925.

Nje gje e tille duket se nuk u arrit asnjehere duke qene se Zogu I dhe njerezit rreth tij nuk e konsideronin aq te rrezikshme madje e quanin te parendesishme prezencen komuniste ne Shqiperi. Ne te vertete mjaft prej personazheve bolshevike te viteve 30 ne vendin tone u arrestuan dhe me pas u lane te lire pas vuajtjes se denimeve jo fort te renda.

Ndoshta pikerisht prania jo shume e forte politike dhe perfaqesimi i komunisteve ne vend me figura jo fort te rendesishme beri qe qeverite e njepasnjeshme te mbreterise te anashkalonin dhe nenvleresonin rrezikun e komunizmit per vendin. Perjashto goditjet sporadike dhe ndalimin e nje pjese te figurave te levizjes bolshevike ne Shqiperi vendi duket se nuk pati ndonje iniciative serioze per te penguar rrenjosjen e komunizmit per me teper kur nje pjese prej figurave kryesore te tij perfshi edhe diktatorit Hoxha iu dha mundesia pikerisht nga mbreteria e Zogut qe te studionte me burse jashte vendit me gjithe zerat se ai ishte i lidhur gjate qendrimit ne France me grupet komuniste atje.

Ai humbi bursen shkoi ne Paris ku edhe sipas legjendes u vu ne lidhje me qarqet antizogiste dhe i afrohet Partise komuniste franceze. Megjithate ne vitin 1934 qeveria e Zogut i ofroi nje shans te dyte duke e punesuar ne Konsullaten shqiptare te Brukselit ku ai qendron deri ne vitin 1936. Pa diplome te studimeve te larta ai kthehet me ne fund ne vend dhe fale mbeshtetjeve ne administraten e larte mbreterore qe si munguan kurre ai mundi te gjeje nje vend pune si profesor i moralit ne Liceun e tij te Korces Gjithmone sipas historiografise zyrtare shqiptare Hoxha lidh kontakte te ngushta me grupin komunist lokal. shkruan Georges Xexo ne artikullin e tij Shqiperia perballe Luftes. Ky qendrim ndaj njeriut qe me vone jo vetem do te pengonte kthimin e Zogut ne Shqiperi por edhe do te denonte e do te shkulte gjithcka qe kishte te bente me mbretin ne vend tregon se mbreteria nuk e pa asnjehere si serioze mundesise e ngulitjes se komunizmit ne vend. Nga ana tjeter te gjitha deshmite historike per Shqiperine e viteve 30 flasin per nje vend ku mundesite e bolshevikeve ishin te kufizuara madje ata ne kete kohe nuk arrinin me shume se 200 anetare ne te gjitha grupet. Kjo mund te jete edhe arsyeja kryesore e neglizhences ndaj tyre. Fati i mevonshem u percaktua nga Lufta Boterore dhe kryesisht nga nderhyrja e komunisteve jugosllave te cilet imponuan dhe krijuan e ndihmuan Partine Komuniste Shqiptare qe u sherbeu e tyre deri ne vitin 1948 e me pas u vu ne sherbim te Stalinit.

Arkivi Qendror Shteteror

Ministria e Puneve te Jashtme

Tirane me 13.shtator.1925

Zoti Minister

Me shkresen e saj nr. 1378 e dates 27 maj 1925 kjo Ministri ka pasur nderin me lutun Shkelqesine tuaj te kishit miresine mu gjegje mbi disa levizje bolshevike ne Shqiperi per te cilat na kishte pyet Legata e Greqise ne Durres.

Me kete shkrese i lutem prape Shkelqesise tUej me dhane nje pergjigje te shpejte mbi kete ceshtje te cilen po jua rinjoftoj ketu poshte.

Me qellim qe te behet nje front i njeshem kundra propagandes bolshevike ne Ballkan Drejtoria e Sigurimit Publik e Greqise deshiron te vihet ne relacione e ne korrespondence direkte me autoritet shqiptare kompetente.

Ne qofte se Shkelqesia e Juaj nuk sheh ndonje ndalim per nje lidhje te ngushte ne mes te dyve autoriteteve respektive ju lutem te keni miresine me dhane urdheresat e nevojshme e me na njoftue perfundimin.

Zv/Ministri i Puneve te Jashtme

Telegram derguar Ministrise se Puneve te Brendshme

Legata e Greqise

Durres

Prot.nr III 1378

Note Verbale

Duke u bazuar ne shenimin No.674 te 6 majit 1925 legata e Greqise i kerkon te nderuarit Minister i Puneve te Jashtme mundesine e shkembimit te informacioneve te detajuara mbi levizjen bolshevike komunistet ne Shqiperi dhe masat e perbashketa qe mund te merren per te luftuar kete rrezik.

Durres me 7 shtator 1925

Shkelqesise se tij Ministrit te Puneve te Jashtme

Tirane

Legation Helleacutenique

Durazzo

Prot.nr III 1378

Faisant suite agrave la note sub No.674 du 6 Mai 1925 la leacutegation Helleacutenique a lhonnert de prier lhonorable Ministegravere des Affaires Entrangeacuteres do bien vouloir lui faire par venir des informations si possible deacutetailleacutees sur le mouvement bolcheviste les activiteacutes des communistos en Albanie et les mesures qui ont ese pises en vue de non jurer ce danger.

Durazzo le 7 septembre 1925

Al honorable

Ministegravere des Affaires Etrangegraveres

Tirana

Propaganda Komuniste

Ky shkrim i Ismet Totos njeri prej intelektualeve te viteve 30 i cili u denua me 1937 me vdekje per shkak te qendrimeve te tij anti monarki tregon me se miri edhe qendrimin e kohes ndaj ideve komuniste ne vendin tone. Pjesa me e madhe e shihnin komunizmin ne Shqiperi se nje levizje feminore dhe me shume si nje padituri se sa nje mundesi reale.

Ismet Toto

Ne cdo vend te botes mund te kete nje fare llogjike dhe nje fare arsye qenieje levizja komuniste dhe propaganda relative e saj. Pervecse ne Shqiperi. Dhe ne realitet ne Shqiperi nuk ka nje levizje ose propagande komuniste ne ndonje kuptim serioz. Po ka disa njeres sadopak te vjeter e te rij qe te dehur nga letteratura ose si i thone ata vete nga dialektika materialiste nuk lene rast pa thene ndonje fjale ose pa zhvilluar ndonje princip nga ata qe supozojne crregullime anarki dhe permbysjen e sistemit shoqeror.

Dhe kete pune nuk e bejne aspak ata intelektuale te zhvilluar mire dhe qe i dine mire punet e qe kane tendenca te mengjera po e bejne gjysmaket qe nuk njohin sic duhet as filosofine marksiste as ate kapitalisten as edhe problemet gjendjen dhe hallet e vendit tone. E bejne ata pak vete qe i kane fare te trubullta ato pak mendime qe kane ne krye dhe duke mos ditur as ata vete se cduan dhe ceshte e arsyeshme dhe e mundur te duan jane zhytur ne letraturen socialiste dhe enderrojne neper ate nje bote te lumtur e cila nuk mund te realizohet kurre.

Keta njerez njihen sepse ne Shqiperi i njohim dhembet njeri-tjetrit. Ndoshta ka dhe asish qe njihen fort pak. Sidoqofte na do te flasim pakez qarte sot dhe te gjitheve. Do tu themi sinqerisht ate qe mendojme si njerez dhe si shqiptare.

Do tu themi se ajo qe nuk ka vend ne Shqiperi eshte propaganda komuniste. Dhe kete u a themi jo doemos ne baze te ndonje parimi antimarksist por kryekeput ne pajtim me dialektiken e tyre. Sepse marksizma supozon te ekzistoje nje klase e madhe puntoresh te organizuar. Dhe kjo klase puntoresh te kete dhe ate qe quhet ndergjegje klase dhe te kete vullnet dhe mundesi perpjekjeje per te ardhur ne fuqi.

Dhe ne Shqiperi pra qe skemi as industrira as klas punetore te organizuara etj. nuk ka aspak vend teoria marksiste vecse te qendroje ne disa tru te semura si nje dokument i gjalle epilepsie mendore per keta te pafat.

Neqofte pra sic thone komunistet dhe principet e tyre se bota e gjithe nje dite do te behet komuniste pune qe edhe me optimistet e tyre e parashohin pas nje shekulli na themi se vendi yne do te jete nje nga me te mbramit qe do munde te pesoje permbysjen komuniste. Kjo eshte kaq e thjeshte sa sdo asnje shkoqitje.

Shtojme se pa u bere gjithe Europa komuniste ne shqiptaret edhe sikur te behemi qe te gjithe nje milione Leniner prape se prape Shqiperine se bejme dot bollshevike dhe i vetmi rezultat i cdo tentative do te ishte qe te hame disa grushte solemne qe te na vije mendja rotull.

Edhe kjo eshte fare e thjeshte dhe e kuptueshme sa sdo asnje shkoqitje.

Atehere si justifikohen ata njerez qe bejne propagande komuniste ne Shqiperi Dhe cili do te ishte rezultati llogjik i aktiviteteve te tyre

Ata nuk justifikohen vecse keshtu jane kalamaj nga trute sdine cbejne ku rrojne snjohin thelle as teorine marksiste as gjendjen e botes jo marksiste jane kalamaj qe dehen me enderra qe skane asnje posibilitet realizimi.

- Konsekuencat

Ato i dime. Aktiviteti i tyre nje dite nga ditet do te merzite shoqerine nacionalistet dhe qeveritaret e vendit. Kjo shoqeri keta nacionaliste dhe keta qeveritare do te shtrengohen te kunderveprojne. Dhe besoj se nuk ka njeri qe do te dyshoje se ai qe do te haje dru ne kete mes jane bash ata kalamajt komuniste qe duke mos ditur se cbejne i sjellin dem qetesise se vendit dhe shume me teper dem vetes se tyre.

Thame se do te flasim qarte dhe sinqerisht. Ashtu beme. Tashti na duhet te themi edhe nja dy fjale para se ta mbyllim kete bisede e destinuar vete prej natyres se saj te jete e shkurter detyra e cdo njeriu qe lindi e u rrit shqiptar dhe flet gjuhen e ketij vendi eshte te beje ceshte e mundur pas fuqive te tij dhe me nje kuptim te thelle te konditave dhe te realitetit te sotem per te ndihmuar kete popull per te forcuar idealet e shenjta te atdhedashurise dhe te vellazerise kombetare.

Ata qe me aktivitetin e tyre vene kunder ketyre dy qellimeve bejne ndergjegjesisht ose jo tradhti ne kuptimin me te plote qe ka fjala. Tradhti nuk eshte vetem te ikesh nga balli i luftes. Tradhti eshte edhe kur mbjell farera qe jane kunder interesave te kombit dhe gjallerise kolektive te popullit. Keshtu duke qendruar punet ne nuk do te cuditemi aspak kur nje dite si ctha dhe vete z. Kryeministri te funksionoje ligja per faje politike kunder atdheut mbi ata njerez qe vene kunder interesave te vendit.

Nje klime e forte nacionaliste nje riorganizim shoqeror nje disipline dhe rregullim i te gjitha klasave te popullit dhe interesave te tyre nje veprimtari e fuqishme drejt oksidentalizmit kjo eshte Shqiperia ideale.

Arbenia 1936

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›