12 vjeç në universitet: "Do të bëhem astronaut"
Kur të rritet dëshiron të bëhet astronaut dhe nëse vazhdon të ecë me këto ritme me siguri që do të arrijë të bëhet, madje edhe përpara kohe. Kjo, sepse Cameron Thompson, 12 vjeç, me origjinë nga Uellsi, ka nisur studimet universitare për matematikë në "Open University". Sipas llogaritjeve të thjeshta, i bie që djaloshi të diplomohet në moshën 16-vjeçare. Një gjeni i vërtetë, për sa u përket llogaritjeve dhe teoremave, por ashtu si gjenitë e tjerë të kalibrit të Anshtanjit, Njutonit dhe matematikanit Kurt Godel, edhe ai është i prekur nga një formë e autizmit, nga sindromi Asperger.
Bota e numrave
Cameron e ka të vështirë të luajë dhe të komunikojë me shokët e tij të Maelor School në Penley, një fshat në Uellsin verior, por që nga fëmijëria i ka befasuar familjarët e tij me veprime matematikore vërtet befasuese. Prindërit e tij,
Roderick, 35 vjeç dhe Alison 32, sipas asaj që tregon britanikja "Daily Mail" - e vërejtën për herë të parë aftësinë e djalit të tyre me numrat kur ishte vetëm 4 vjeç, ndërsa llogariste bashkë me mësuesen e kopshtit numra negativë. Në shkollën fillore gjeniu i tyre shkëlqente në testet e matematikës kuantistike. Aty ku pikët më të larta ishin 140, ai arrinte të merrte 141.
Duke parë yjet
Majin e kaluar mësueset e tij vunë re se inteligjenca e djaloshit ishte shumë herë më e lartë se atje ku ai ishte dhe për këtë arsye i kërkuan "Open University", që duke bërë një përjashtim të jashtëzakonshëm, ta pranonin djalin 12-vjeçar në klasat e matematikës, pavarësisht moshës shumë të vogël. Krenar për vogëlushin e tij, i ati tregon: "Është në vitin e dytë të studimeve dhe ka arritur rezultate shumë të larta, 89%. Por ndërsa të gjithë përfundojnë kurset dhe i japin provimet në qershor, Cameron e ka përfunduar vitin e parë dy javë më parë". Me pak fjalë, do të vazhdojë rrugën e tij për një tjetër diplomë pas moshës 16-vjeçare. Ai nuk e fsheh aspak se kur të rritet dëshiron të bëhet astronaut. "Kur të jem i madh dua të bëhem astronaut", thotë ai.
Autizmi
Babai i Cameron që punon si informatikan, u trembet arritjeve të tij, "aftësitë që ka në matematikë janë të jashtëzakonshme, por ne prej kohësh dyshojmë se ka sindromin Asperger. Shpesh lodhja për të komunikuar dhe bashkëpunuar me fëmijët e tjerë, gjë që bën të qëndrojë i mbyllur në vetvete për shumë ditë me radhë". Asnjë mjek nuk ka firmosur deri më tani një diagnozë të këtij lloji, por prindërit e tij, që kanë një tjetër fëmijë me aftësi të kufizuara 10 vjeç dhe një tjetër 8 vjeç, Bethany, që duket se ka të njëjtat aftësi gjeniale si Cameron, janë të bindur. Djaloshi ka një koeficient inteligjence të barabartë me atë të shkencëtarëve më të njohur. Ai është pjesë e "Mensas" prej kohësh. Testet e inteligjencës moderne u formuan për herë të parë nga psikologu francez Alfred Binet në vitin 1905. Në Britaninë e Madhe u nënshtrohen testit të inteligjencës rreth tre mijë persona çdo vit. Testi "Mensa", që zhvillohet në Britani, është i përbërë nga dy prova. E para quhet "Culture fair" dhe shërben për të vlerësuar kapacitetin e arsyetimit jo verbal, nëpërmjet një serie problemash që paraqiten në formën e disa skemave; e dyta, "Cattell B", merr në konsideratë më së shumti arsyetimin verbal. Për të bërë pjesë në klubin e "Mensa" duhet të marrësh një sasi pikësh që hyn në 2 përqindëshin më të lartë se ajo e popullsisë britanike, të paktën në një nga këto dy prova. Për sa i përket provës së parë duhet të totalizosh të paktën 132 pikë dhe tek e dyta 148. Teste të tjera inteligjence përdorin sisteme të ndryshme pikësh. Pra, nëse dikush ju thotë se keni një nivel të caktuar inteligjence në terma matematikorë, informacioni nuk do të jetë shumë i vlefshëm, nëse nuk dini se kujt test i referohet. Shoqata "Mensa" u themelua nga avokati australian Roland Berrill dhe nga shkencëtari britanik Lançelot Ueir.
Shokët e Cameron
Georgia, tani është 4 vjeçe, por ajo arriti të bëhej anëtare e "Mensa" kur ishte 2 vjeçe. Ka një koeficient inteligjence 152, të barabartë me atë të fizikanit Stephen Hawking dhe të shumë pak njerëzve të tjerë, aq sa "Mensa", organizata ndërkombëtare që mbledh njerëz me inteligjencë të lartë nga e gjithë bota, ka dashur ta fusë menjëherë në gjirin e saj. Georgia 4 vjeçe jeton në Hampshire, Angli. Ajo ka filluar të ecë kur ishte vetëm 9-muajshe dhe 18-muajshe bënte diskutime të vështira për moshën e saj. Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të bindur që Georgia ishte e veçante: "Numëron deri në dhjetë, flet pak frëngjisht dhe njeh të gjitha ngjyrat", tregon krenare e ëma.
Në testet e inteligjencës që i janë bërë, Georgia ka dalë me një koeficient 152, duke e vënë atë në krye të klasifikimeve, bashkë me 0,2 për qind të popullsisë. Zhvillimi i përditshëm i saj, që zakonisht u atribuohen të afërmeve të ngushtë dhe miqve më të dashur, i ka bërë prindërit të jenë dyshues për një fëmijë të moshës së saj. Për këtë arsye, prindërit iu drejtuan një eksperti për të "matur" shkencërisht gjenialitetin e fëmijës së tyre. Dhe në të vërtetë nuk kishin gabuar aspak. Vogëlushja dyvjeçare kishte arritur t‘i linte të gjithë pa mend. Pasi kishte bërë testin për të vlerësuar koeficientin e inteligjencës, u pa se ajo u vlerësua maksimalisht. Kështu, treguesi 152 që ajo përfitoi, i përket vetëm 0.2 për qind të të gjithë popullsisë, gjë që tregon se njerëzit që e disponojnë atë janë shumë të rrallë.