Lirohen tre grekë që vranë Edison Jahjan
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, një lajm kaloi pothuajse pa u vënë re nga mediat greke, të cilat e kanë kthyer tërësisht vëmendjen e tyre në situatën e vështirë ekonomike që kalon vendi. Lirohen tre të rinj grekë, që morën pjesë në vrasjen e 17-vjeçarit shqiptar Edison Jahja, më 1 janar të vitit 2006. Por pikërisht ata që nuk kanë asnjë faj për krizën, njerëzit e thjeshtë dhe ata që respektojnë mbi të gjitha njeriun dhe të drejtën e tij për të jetuar, kanë reaguar ndaj këtij lajmi që ka shkaktuar reagime, sidomos në atë pjesë të shoqërisë greke që interesohet për emigrantët dhe të drejtat e tyre.
Lirimi
Lajmi vinte nga Rethimno, një prej tre qyteteve më të mëdha të Kretës, aty ku pothuajse katër vjet më parë, më 1 janar të vitit 2006, emigranti shqiptar Edison Jahja, humbi jetën i qëlluar 17 herë me thika nga një grup të rinjsh grekë. Autorët arrestohen, burgosen, gjykohen. Vrasësi merr burgim të përjetshëm, babai i tij me 20 vjet burg, ndërsa pesë personat e tjerë me 10 deri në 14 vjet heqje lirie. Krimi i pashembullt tronditi gjithë Kretën. Zhvillohen mitingje proteste nga emigrantët. Organet greke në ishull përpiqen të mbajnë ekuilibrat tashmë të cenuara rëndë midis banorëve dhe emigrantëve, që në përgjithësi janë të mira, por që ky krim i ka shpërbërë. Ngushëllim i vetëm për të afërmit, duket se është fakti që vrasësit janë pas hekurave të burgut. Por vetëm disa ditë më parë, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, zhvillohet një gjyq i shkallës së dytë dhe gjykata fal tre prej shtatë bashkautorëve në krim, duke u dhënë një dënim vetëm prej 8 muajsh burgimi (të cilin e kishin kryer) dhe lirim me kusht. Vendimi trondit të gjithë dhe menjëherë ka reaguar Shoqata e Emigrantëve të këtij ishulli me një peticion drejtuar të gjitha mediave të shtypit. "Jemi thellësisht të dëshpëruar - thotë deklarata e tyre - kur një gjykatë vepron në këtë mënyrë, duke anuluar një vendim të drejtë të një gjykate tjetër, duke risjellë procesin në hetim, duke përkthyer edhe njëherë deponimet. Bashkojmë zërat tanë të protestës me atë të familjes së viktimës për të mos fituar padrejtësia, por e drejta. Të dënohen të gjithë fajtorët. Asnjë tolerancë ndaj racizmit".
Ngjarja.
Askush në Rethimno nuk harron ditën kur Edisoni u vra. Ashtu siç e përshkruanin edhe mediat vendase, ishte një natë e errët në Kretë. Një Vit i Ri i përgjakshëm në Rethimno. Një krim i organizuar. Një fëmijë 17 vjeç i vdekur për një …këmishë që e kishte veshur dikush tjetër. Pikërisht në natën e Vitit të Ri, dy grupe të rinjsh, grekësh dhe shqiptarësh, dëfrenin veç e veç në një bar, jashtë qytetit të vjetër të Rethimnos. Papritur ka filluar konfrontimi, kur një prej të rinjve grekë është nervozuar prej faktit se një prej shqiptarëve kishte veshur një këmishë me flamurin shqiptar. Fjalët ua u lanë vendin konfrontimeve fizike, moment ky kur u plagos lehtë një prej të rinjve grekë. Më pas grupet shpërndahen dhe duket sikur gjakrat zbuten, por nuk ndodh kështu. I riu grek, së bashku me të atin, me të dashurën e të atit nga Bullgaria dhe me pesë shokë, kërkonin shtëpinë e shqiptarit me bluzën kuqezi në orët e para të mëngjesit, duke u gdhirë viti 2006. Nuk mundën ta gjenin dhe kështu që nisen për tek shtëpia e 17-vjeçarit Edison Jahja. Pasi shpërthejnë derën e jashtme me forcë, hidhen si të tërbuar mbi të atin e tij, Latif Jahaj, duke e qëlluar në fillim në këmbë e më pas në kokë. Edisoni që nuk pranon të konfrontohet, kërkon të shmanget duke u ngjitur në tarracë, por tre të rinjtë grekë dhe babai 40-vjeçar i njërit prej tyre e ndjekin pas. Pikërisht në sy të tij, në sy të babait dhe me aprovimin moral të tij, greku 18-vjeçar i ngul 17 herë thikën Edisonit, me një urrejtje të verbër që nuk shpjegohet dot sipas cilësimit të vetë mjekut ligjor në raportin e tij, kur trupi pa jetë i djaloshit shqiptar u çua në spitalin e qytetit. Ajo çka ka ngelur në kujtesën e të gjithëve në qytetin e vogël të Kretës ishte pyetja me lot në sy e babait të tij në kamerat e kanaleve televizive - "Para Zotit mund të kem bërë ndonjë faj, por para atyre grekëve që më vranë djalin nuk kisha bërë asgjë. Përse, përse…?"