E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Reshjet e mëdha, garanci për energjinë

Ministria e Ekonomisë po i merr të gjitha masat ndaj katastrofave që mund të sjellë moti i keq në Veri të vendit, ku janë të përqendruara hidrocentralet. Kështu ka deklaruar dje kreu i METE-s, Dritan Prifti. Por reshjet e mëdha të shiut dhe borës janë si thika me dy presa për ministrinë. Prurja e ujërave dhe dëbora japin garanci për qëndrueshmëri në prodhimin e energjisë elektrike, por nga ana tjerr rrezikojnë derdhjen e digave si dhe dëmtimet e linjave nga moti i keq. "Kam mbledhur të gjithë drejtuesit e KESH-it, OSHH-së dhe OST-së, në mënyrë që të planifikojmë të gjitha masat në dispozicion", u shpreh dje ministri Dritan Prifti. Më tej ai ka shtuar se ka më shumë se një miliard kë/h rezervë energjetike. Prifti deklaroi se "jap garanci që nuk ka asnjë arsye që për shkak të rezervave, të mos këtë asnjë lloj kufizimi. Pra, do të kemi energji pa ndërprerje dhe të garantuar gjatë gjithë periudhës së dimrit dhe më tej". Pavarësisht rezervës energjetike që ka vendi, kreu i METE-s u ka kërkuar kompanive të sektorit energjetik që të jenë në gatishmëri të lartë për çdo defekt të mundshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›