Koha e fundit…
Kur diskutojmë për shkallën e progresit ekonomik të Kosovës dhe prognozat buxhetore për vitet në vijim, shohim se me sa vështirësi të mëdha do të përballet shteti ynë dhe qytetari i tij. Buxheti i shtetit tonë në këto vite nuk paraqet ndonjë progres esencial. Rritjet buxhetore parashihet të jenë tepër minimale nga viti në vit, për të pasur një zhvillim dinamik dhe të gjithmbarshëm të vendit tonë. Sfida ekonomike paraqet testin më të vështirë për institucionet e Kosovës dhe gjithë shoqërinë, përgjigjja e drejtë ndaj kësaj sfide është e lidhur ngushtë me kohezionin social të vendit tonë. Lidershipi aktual politik, që ka përgjegjësinë për ta udhëhequr vendin, nuk ka treguar vizion për ta menaxhuar suksesshëm këtë sfidë, gjë që vërtetohet edhe në shumë raporte të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ku evidentohen stagnime apo lëvizje tejet të vogla në drejtim të progresit ekonomik të vendit. Lidershipi institucional në disa fusha u tregua shumë konservator dhe pa vizion dhe pa aftësi profesionale. Lidershipi aktual u nis nga teoritë e gabuara se shteti mund të funksionojë vetëm duke krijuar perceptimin e progresit por jo duke punuar që ai realisht të ndodhë dhe duke vendosur monopolin e plotë mbi çdo gjë, duke u bazuar në teorinë se "shteti jam unë". Kjo formë e qeverisjes, se çdo gjë fillon "me mua", tregon se sa e papërgatitur është kjo shkollë politike për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, demokratik dhe funksional. Sot në shoqërinë kosovare dhe institucionet e saj kanë zënë hapësirë tejet të madhe debatet politike shterpë dhe është humbur orientimi për prioritetet e shoqërisë kosovare.
Vendit i duhen hapa të shpejtë dhe të mençur në shumë fusha e në veçanti në atë ekonomike. Vonesat që i bëri kjo qeveri në fushën e energjisë janë të pariparueshme. Stanjacioni disavjeçar ka sjellë në pikëpyetje mundësinë e shfrytëzimit të resurseve natyrore për zhvillim ekonomik të vendit tonë. Sa të paedukuar profesionalisht u treguan kur mendonin se bota do të na presë neve dhe nuk do të ndryshojë politikat e tyre në shfrytëzimin e disa resurseve natyrore, që për ne janë jetike. Politikat ndërkombëtare kundrejt krizës globale financiare dhe ngrohjes globale do të kenë impakte tepër të mëdha në zhvillimin e vendit tonë. Europa dhe SHBA-të tani kanë hapur debate të mëdha për të ardhmen e sektorit energjetik dhe burimet alternative të gjenerimit të energjisë elektrike. Strategjia globale e zhvillimit të sektorit energjetik është duke u zhvendosur drejt energjisë nukleare, energjisë nga uji, era, biomasa dhe dielli.
Vendimmarrja botërore në këtë sektor po kërkon me ngulm tashmë që të kontrollohet prodhimi i energjisë nga linjiti për shkak të problemeve me lirimin e gazrave në atmosferë. Këto politika pritet të mbështeten edhe nga administrata e Presidentit Obama. Vendet të cilat kanë prodhimtari të energjisë elektrike nga linjiti do të kenë vështirësi të mëdha. Në këtë kontekst edhe Kosova do të përballet tepër ashpër me këtë sfidë.
Diskursi i ri në politikat energjetike ndërkombëtare parashikon që shtetet duhet të bëjnë politika të tilla, të cilat çojnë kah reduktimi i dyoksidit të karbonit. Deri në vitin 2030 duhet të mbyllen të gjitha kapacitetet e termocentraleve të vjetra të cilat janë ndërtuar para vitit 2000, ndërsa në dekadat e ardhshme deri në vitin 2050 duhet të kemi reduktim të lirimit të dyoksidit të karbonit në vetëm 123 milionë tonë në vit, përderisa shifrat aktúale tregojnë mbi 1.423 milionë tonë të lirimit të dyoksidit të karbonit në vit. Këto reduktime duhet të arrihen si rezultat i përdorimit të burimeve të tjera për gjenerimin e energjisë. Mundësitë tona për gjenerimin e energjisë alternative janë të vogla aktualisht dhe në të ardhmen. Aktualisht, sepse nuk kemi diçka të gatshme. Në të ardhmen, sepse nuk kemi burime të mjaftueshme prej nga do të prodhonim energji alternative që do të mbulonte një pjesë të madhe të konsumit.
Është koha e fundit, ama e fundit fare, që qeveria e Kosovës të angazhojë më tepër potencialin e saj që të arrijë ta shfrytëzojë këtë hapësirë kohore që të mund të ndërtojë kapacitete të reja gjeneruese për nevojat e vendit. Qeveria dhe komiteti drejtues i projektit Kosova e Re nuk duhet të rikthehen në pikën zero të projektit, duke mbajtur konferenca dhe duke bërë shou mediatik, por duhet të ngrenë grupe të njerëzve profesionalë, ku do ketë këshilltarë racionalë dhe që kanë parasysh zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe të ndërtojnë një strukturë të qëndrueshme dhe të pranueshme për investitorët në këtë projekt. Komiteti drejtues duhet të ofrojë sa më parë pakon tenderuese për zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë të problemit të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike. Po ashtu, qeveria e Kosovës së bashku me Parlamentin duhet ta përgatisin një pako ligjore joshëse për investitorët, të tillë që do të garantonte siguri për investime. KEK-u dhe institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë efikasitet shumëfish më të madh në zgjidhjen e shpejtë dhe në mënyrë të paanshme të problemeve që kanë të bëjnë me mospagesën e energjisë elektrike dhe keqpërdorimin e saj.
Qeveria duhet të jetë aksioner i rëndësishëm në projektin e ri, duke parë mundësinë edhe për marrjen e kredive nga bankat ndërkombëtare për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike. Për të arritur këto objektiva, duhet të arrihet një konsensus edhe politik i të gjithë aktorëve, në mënyrë që të kemi mundësi të tërheqim investitorë të jashtëm dhe mundësi për të krijuar një partneritet të shëndoshë publiko-privat në sektorin e energjisë. Parakusht për këtë është krijimi i sektorit të qëndrueshëm dhe stabil, çka nënkupton konsensusin politik për sektorin, privatizimin e shumëkujdesshëm të sektorit, eliminimin e mospagesës dhe keqpërdorimeve të energjisë elektrike.
Duhet të jemi koshientë se rikthimi i investitorëve nga lidershipi aktual është edhe një sfidë tjetër mjaft serioze, sepse ata e kanë humbur besimin se në Kosovë mund të ndërtojnë partneritet me institucionet e vendit, prandaj kjo situatë kërkon përkushtim dhe vendosmëri që të ndërrohet ky imazh jo i mirë që është krijuar në vitet e fundit për Kosovën. Në këtë drejtim duhet të mobilizohemi të gjithë së bashku që ta kalojmë këtë sfidë për të ardhmen e qytetarit, ekonomisë dhe shtetit. Nëse ne dimë t‘i shfrytëzojmë rezervat e konsiderueshme të plumbit, zinkut dhe mineraleve të tjera, nëse dimë ta shfrytëzojmë potencialin e madh energjetik që ka Kosova, atëherë shteti i Kosovës dhe qytetari i saj do të kenë një të ardhme më prosperuese.
(Autori është deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK dhe nënkryetar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Energji)