E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI kerkon te nise menjehere puna per reformen zgjedhore



Levizja Socialiste per Integrim kerkon fillimin e menjehershem te punes per reformen zgjedhore si dhe angazhimin serioz te faktoreve politike per te reflektuar ne frymen e rekomandimeve te Rezolutes se Parlamentit Europian dhe sugjerimeve te raportit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e vitit te kaluar. Nenkryetarja e LSI-se Erisa Xhixho deklaroi dje se reforma zgjedhore eshte kusht i rendesishem per arritjen e standardeve europiane dhe nuk duhet te jete e vecuar nga reformat e tjera integruese. Reforma zgjedhore si kusht per te mberritur ne zgjedhje te standardeve europiane nuk eshte e shkeputur nga teresia e reformave integruese dhe europianizuese qe eshte perfshire vendi - theksoi Xhixho. Sipas saj te gjitha keto reforma kerkojne pergjegjshmeri nga te gjithe faktore politike dhe sjelljen e tyre ne perputhje me interesat europiane te vendit duke cilesuar se keto ceshtje nuk jane pergjegjesi vetem e maxhorances por po aq edhe e opozites. Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim e ftoj dhe njehere opoziten qe te kuptoje se misioni i saj nuk eshte vetem bllokimi i reformave europianizuese por dhe integrimi ne to jo vetem nxirja e realitetit ne vend por edhe oferta politike alternative dhe pergjegjshmeria e seriozitetit ne perputhje me interesat e qytetareve shqiptare pasi jane te njejta me interesat e atyre europiane - perfundoi nenkryetarja e LSI-se Erisa Xhixho.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›