E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne qeveri zbardhen kerkesat e LSI-se



Ndersa gjithnje e me shume shtohen zerat per ndryshime ne qeveri partite aleate te PD-se kane nisur te hartojne kerkesat qe do ti parashtrojne kreut te koalicionit per perfaqesim ne qeveri. Burimet kane bere te ditur se nje prej aleateve kryesore te Partise Demokratike ka nisur te percaktoje dikasteret ne te cilat ajo e sheh veten me te perfaqesuar dhe me te afte per te kontribuuar ne qeverisjen e vendit. Behet fjale per Levizjen Socialiste per Integrim. Aktualisht kjo parti perfaqesohet ne tre dikastere te rendesishme ministrore ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne Ministrine e Ekonomise dhe ne ate te Shendetesise. Por sipas burimeve me miratimin nga Bashkimi Europian te vendimit per liberalizimin e vizave per shqiptaret LSI-ja ka realizuar nje nga qellimet kryesore te saj ndaj dhe mbajtja e ketij dikasteri pas ketij vendimi duket se nuk eshte me ne listen e preferencave te LSI-se.
Kerkesat
Burimet e informacionit nga kjo parti bejne te ditur se kerkesa sfiduese e radhes e Levizjes Socialiste per Integrim eshte Ministria e Brendshme. Ashtu sikurse behet e ditur duket se kjo kerkese e LSI-se do te jete e realizueshme. Kjo per faktin se ministri aktual i Brendshem eshte Lulzim Basha emri i te cilit eshte favorit per ti kandiduar nga PD-ja per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Pikerisht ne kete gare Basha do te kete mbeshtetjen e LSI-se e cila ne kembim pritet te marre postin e ministrit te Brendshem ndersa do te heqe dore nga dikasteri i Puneve te Jashtme. Synimi i Levizjes Socialiste per Integrim eshte qe te forcoje sa me shume pozitat e saj ne politiken e brendshme. Drejtimi i Ministrise se Brendshme eshte shume i rendesishem pasi kjo ministri ka ne varesine e saj Policine dhe pushtetin vendor. Qe te dyja keto struktura jane mese te domosdoshme dhe te rendesishme ne prag te fushatave elektorale apo gjate zhvillimit te proceseve zgjedhore.
Aleatet
Ne pikepyetje vazhdon te mbetet perfaqesimi i LSI-se ne dikasterin e Ekonomise. Kjo per faktin se ky post eshte nje nder kerkesat paresore te aleates se re te PD-se Partise per Drejtesi dhe Unitet. Megjithese kjo parti eshte ne negociata me PD-ne behet e ditur se ka kerkuar ne tryezen e bisedimeve marrjen e drejtimit te kesaj ministrie. Nderkaq edhe demokratet kane shprehur pakenaqesi per shkak se aleatet gjithnje e me shume po kerkojne te perfaqesohen ne ministri te nivelit te pare duke lene ato dytesoret per PD-ne. Megjithate gjerat do te behen me konkrete dhe te qarta pas marrjes se liberalizimit te vizave si dhe me afrimin e zgjedhjeve lokale kur pritet qe te ndermerren ndryshimet ne qeveri.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›