E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-ja mbledh ne fillim te javes Kryesine e Pergjithshme per zgjedhjet



Levizja Socialiste per Integrim do te mbledhe ne fillim te javes se ardhshme Kryesine e saj te Pergjithshme per te diskutuar mbi linjen politike qe do te ndjeke ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor qe do te mbahen me 8 maj 2011. Kreret e Partise pritet te percaktojne udhen e bashkepunimit politik qe do te ndiqet me aleatet aktuale por edhe mundesine e zgjerimit te aleancave. Bashkepunimi per zgjedhjet lokale mes ketyre dy partive ishte pjese e kontrates politike qe Berisha dhe Meta nenshkruan veren e nje viti me pare e cila mundesoi krijimin e koalicionit aktual qeverises. Ne ate marreveshje thuhej se dy partite do te bashkepunonin per zgjedhjet lokale dhe do te ishin negociatat ato qe do te percaktonin edhe zonat e influences por pa specifikuar kriteret e bashkepunimit. Ne trajtimin qe do ti behet pergatitjes per zgjedhjet lokale fokusi do te vihet te perfaqesimi i LSI-se dhe bashkepunimi me Partine Demokratike aleate prej nje viti ne koalicionin qeverises. Bashkepunimi do te jete ne shkalle vendi por pika me e rendesishme qendron te zgjedhjet per Bashkine e Tiranes si dhe te disa bashki te tjera te rendesishme.
Pak kohe me pare sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama ka bere me dije se partia e tij ka ne dispozicion nje liste kandidaturash per kryeqytetin por ato do te diskutohen me aleatet dhe kandidati i perbashket do te dale pas bisedimeve. Aktualisht mesohet se perfaqesues te LSI-se dhe PD-se kane pasur disa kontakte. PD-ja nga ana e saj mesohet se mund ti ofroje LSI-se si zona te lira bashkite e Fierit Beratit Durresit e Skraparit. Kjo per arsyen se Levizja gezon perkrahje ne elektoratin e ketyre qyteteve. Nderkohe LSI-ja nga ana e saj do te garantoje mbeshtetjen ndaj kandidatit te PD-se per Bashkine e Tiranes te cilen PD-ja nuk e drejton prej pothuajse 10 vjetesh.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›