1200 minatorë të Pogradecit, mbështesin minatorët e Bulqizës
Minatorët e Bulqizës të cilët vijojnë prej disa ditësh protestën e tyre, janë mbështetur sot nga 1200 minatorë të Pogradecit. Ata deklarojnë se do të bëhen pjesë e protestuesve në Tiranë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Edhe minatorët e Pogradecit, ashtu si ata të Bulqizës kërkojnë rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës.
Në një deklaratë për shtyp minatorët e Pogradecit, shprehen se do të hyjnë në grevë urie, nëse nuk u plotësohen kërkesat.