E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrest në burg për dajën që shfrytëzoi nipin

Gjykata e Faktit në rrethin e Korccës ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për 45-vjeçarin Arben Hajdinllarin, i akuzuar për prostituimin dhe keqtrajtimin e nipit të tij 9-vjeçar.

Prokuroria ka kërkuar lënien në burg të Hajdinllarit, mbështetur në një sërë provash dhe faktesh mes së cilave dhe dëshminë e nipit të tij të mitur me inicialet K.M. Ndërkohë që vetë Hajdinllari ka deklaruar para gjykatës pafajsninë e tij, si dhe ka rrëfyer se shpesh shoqërohej nga nipi në drejtim të kryeqytetit, ku ky i fundit përdorej për të lypur.

Gjykata ka provat dhe e ka quajtur të rregullt arrestimin, duke lënë në burg 45-vjeçarin. Më herët, pas publikimit të rastit, familjarët treguan se 45-vjeçari udhëtonte shpesh drejt fshatrave të kryeqytetit si një lypës. Ndërkohë, që ata kanë mohuar se shoqërimi i 9-vjeçarit bëhej për qëllime prostituimi.
Ndërkaq, familja Hajdinllari edhe më parë është përfshirë në një tjetër skandal të lidhur me fëmijët. Nëna e 9-vjeçarit me iniciale K.M e quajtur Donika Hajdinllari në vitin 2004 ka denoncuar një klinikë greke për trafikim të fëmijëve.

Rasti u bë publik pasi kjo e fundit lindi në klinikën greke njërin prej fëmijëve të saj, për të u tha se ishte i vdekur. Ndërkohë që në skandal u përfshi mjeku grek, Fotis Andropulos si dhe dy shqiptarët Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha të dënuar respektivisht me 20 dhe 15 vite burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›