“Video-përgjimi”, Meta dhe Prifti në seancën e radhës

Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe Dritan Prifti kanë mbërritur në Gjykatën e Lartë rreth orës 11:00. Kjo gjykatë do të zhvillojë sot, seancën gjyqësore në ngarkim të ish-zv/kryeministrit e ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, i cili sipas akuzave të bëra nga Prokuroria, akuzohet për korrupsion aktiv.
Në këtë seancë, Dritan Prifti do të dëshmojë për videon e regjistruar. Gjithashtu në seancën e sotme do të jetë i pranishëm edhe kreu I LSI-së, Ilir Meta ku do t`i nënshtrohet procesit të gjykimit për atë që tashmë konsiderohet si “video-përgjimi”.
Më herët, në seancën maratonë të datës 11.7.2011 që zgjati më shumë se 6 orë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Ardian Dvorani, rrëzoi kërkesat e bëra nga avokatëve e Ilir Metës, për pavlefshmëri të hetimeve si jashtë afateve.
Gjykata e Lartë mori parasysh kërkesën e e ish-zv/ kryeministrit Meta për të shqyrtuar me themel çështjen dhe për të mos e mbyllur për shkaqe proceduriale.
Ndër të tjera Gjykata e Lartë vendosi që të kryhet një ekspertizë e re për videopërgjimin duke rrëzuar ekspertizën e mëparshme. Ekspertiza e videopërgjimit konsiderohet nga prokuroria si prova themelore e saj.