125 vite nga “Mësonjëtorja” e parë shqipe

Megjithatë, edhe këtë mijëra arsimtarë në vend përkujtojnë 125 vjetorin e kësaj date, e cila zakonisht shoqërohet me aktivitete nëpër shkolla dhe zakonisht edhe me dhurata për mësuesit. Kjo ditë njihet në historinë e arsimit shqiptar si dita e Mësuesit.
Përpjekjet e përbashkëta nga atdhetarët shqiptarë të Korçës, Bukureshtit e Stambollit për çeljen e një shkolle të rregullt shqipe ishin intensifikuar në vitet e fundit të shekullit të XIX-të dhe në 7 mars 1887, u çel shkolla në gjuhën amtare që kishte fillimisht mbi 35 nxënës.
Ndër intelektualët tanë të njohur në atë kohë përmendim: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Marko, Naim e Saim Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsini e të tjerë. Drejtuesit e Komitetit Shqiptar të Stambollit u kujdesën në atë kohë edhe për hartimin dhe miratimin e një alfabeti të përbashkët për të gjithë bashkëatdhetarët. Me këtë alfabet ata botuan librin e parë “Alfabetarja e Gjuhës Shqipe”./Start/
2012-03-07 08:40