Dosja në Gjykatë për “armiqtë” e gjyqtarit Konomi

Mulla akuzohet për falsifikim të dokumenteve të cilat më pas i ka përdorur për të fituar pronësinë mbi sipërfaqen e madhe të truallit prej 275 hektarësh në Hamallaj të Durrësit, prona që më vendim të Gjykatës së Lartë, u fituan nga familja e gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua gjatë një shpërthimi eksplozivi në zemër të qytetit.
"Nga hetimet ka rezultuar se Qemal Mulla në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të familjes Toptani, ka falsifikuar dokumentet mbi bazën e të cilave synonte fitimin e pronësisë. Falsifikimi është vërtetuar përmes akteve të ekspertimit, të cilat janë bërë pjesë e dosjes penale që është dorëzuar në gjykatë", thanë zyrtarë të prokurorisë për “GSH”.
Hetimet ndaj Mullajt u intensifikuan pas ekzekutimit të gjykatësit Konomi, që për nga mënyra sesi u ekzekutua mund të konsiderohet si vepër krimit të organizuar. Gjykatësi i ndjerë Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë makabre, kishte trokitur në dyert e prokurorisë duke denoncuar abuzimet me pronat. Ai akuzonte për falsifikim dokumentesh palën kundërshtare, që pretendonte pronën që me vendim të gjykatës së Lartë i ishte kthyer familjes Shallvari, trashëgimtar i së cilës ishte dhe gjykatësi.
Vrasja makabre e njeriut të drejtësisë, e vuri edhe më shumë në lëvizje prokurorinë, e cila tashmë ka vendosur të dërgojë në sallën e gjyqit, Qemal Mullën, përfaqësuesin ligjor të familjes Toptani, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. /Start/
2012-03-07 09:05