E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër të plagosur nga breshëritë e armëve

Ngjarja ndodhi në rrugën “Myslim Keta” në një afërsi të pike bastesh, ku dy persona kanë qëlluar me armë në drejtime të të rinjve, duke lënë të plagosur rëndë tre prej tyre, ndërsa një i katër është plagosur lehtë.

Policia bëri me dije se të plagosur janë shtetasit Katër të rinj janë plagosur me armë zjarri disa minuta para mesnatës Oltjon Shehu, Eldi Skodrinaj dhe Erald Bani nga 25 vjeç dhe Ardit Buxheli 18-vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak.

Forcat e rendit shkuan menjëherë në vendngjarje, ku kanë identifikuar automjetin me të cilin janë larguar dy të rinjtë, teksa po punohet për identifikimin e tyre. Në komisariat kanë përfunduar të gjithë personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-03-07 08:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›