Shkatërronin hekurudhën, 3 të mitur në pranga
• ELBASAN – Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë tre të mitur, ndërsa shkatërronin linjën hekurudhore për të shitur si skrap pjesët e saj.
Burime të policisë bënë të ditur se, arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas burimeve, rreth orës 01:00 të ditës së mërkurë janë prangosur E.M., 15 vjeç dhe E.M., 14 vjeç, që të dy lindur e banues në fshatin Mengël të komunës Labinot-Fushë në rrethin e Elbasanit. Po sipas policisë, mësohet se dy të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkatërruar linjën hekurudhore të shinave të trenit që ndodhen në këtë fshat, duke marrë atje disa pllaka metalike, të cilat shërbejnë për montimin e shinave të trenit. Pllakat e marra në hekurudhë të rinjtë i shisnin për skrap. Pas arrestimit policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale edhe pllakat metalike që ata kishin vjedhur. Nuk ka kaluar as një orë nga arrestimi i dy të miturve kur policia ka arrestuar edhe 15-vjeçarin H.L., lindur e banues në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit. Edhe ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur gozhdët fiksuese të traversave të drurit të shinave të trenit të linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”. Policia ka mundur që të bllokojë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale gozhdët fiksuese të traversave. Të tre këta shtetas ndodhen në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Elbasanit në pritje të hetimit për veprat penale të “vjedhjes” dhe “shkatërrim prone”, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar për hetime seksionit të të miturve në Prokurorinë e rrethit. a.k