E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Jo ndarjes, po bashkëpunimit

• Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se qeveris e drejtuar prej tij e kundërshton ndarjen e Kosovës, por është e gatshme të bashkëpunojë me Beogradin si fqinj.

Sipas Thaçit, qeveria do të punojë fort për të integruar serbët në institucionet e Kosovës. Sipas një interviste të tij në gazetën e përditshme vieneze, “Wiener Zeitung”, komuniteti ndërkombëtar i ka garantuar Kosovës integritetin e saj territorial dhe ka shtuar se prania e NATO-s në vend është esenciale për të ruajtur sigurinë dhe paqen në rajon. “Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik si të gjitha vendet e tjera në rajon. Jam shumë krenar që udhëheq një qeveri shumetnike në të cilën marrin pjesë dy serbë. Ne i respektojmë të drejtat e minoriteteve dhe duam t’i inkurajojmë ata”, theksoi Kryeministri i Kosovës. Sa për Mitrovicë, Thaçi ka sqaruar në intervistë se “Zgjidhja e vetme për Mitrovicën është përshtatshmëria me planin e Ahtisarit, i cili e shikon qytetin të ndarë në dy administrata bashkish”, tha Thaçi. Ndërsa për marrëdhëniet me Beogradin, ai sqaroi se qeveria e Kosovës ka dëshirën për të bashkëpunuar. “Çdokush e njeh gjenocidin serb në Kosovë. Megjithatë ne duam të shohim nga e ardhmja, jo e shkuara. Prandaj duam bashkëpunim me serbët. Duam marrëdhënie të mira me Beogradin si me të gjithë fqinjët tanë, Maqedoninë, Shqipërinë, malin e Zi”, theksoi Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›