13 burg Shullazit dhe Ferhatit
Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar me 13 vjet burg Emiliano Shullazin dhe Ervin Ferhatin te akuzuar per trafik nderkombetar droge dhe financim te organizates kriminale. Ne pretencen e saj, prokuroria kishte kerkuar 18 vjet burg per te akuzuarit. Shullazi, eshte I dyshuar edhe per shume vepra te tjera penale, mes te cilave edhe per vrasjen e ish biznesmenit te njohur ne Tirane, Vajdin Lame. Pas kesaj ngjarje, policia gjeti ne shtepine e tij ne rrugen Myslym Shyri nje sasi armesh dhe parash. Sipas prokurorise, Shullazi dhe Ferhati kane drejtuar nje organizate kriminale qe trafikonte heroine nga Turqia ne Itali, duke kaluar tranzit ne Shqiperi. Policia italiane ka organizuar pergjate vitit 2004-2005 disa operacione duke sekuestruar sasira te shumta heroine si dhe ka arrestuar 9 bashkepunetore te tyre. Anetaret e kesaj organizate u identifikuan nepermjet pergjimeve telefonike.