13 maj 2008
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë dhe raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Në mbledhjen e datës 13 maj 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi këto çështje:
1. Miratimi i kalendarit 3-javor të Komisionit,
2. Raport i veprimtarisë së vitit 2007 të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave,
3. Projektligji Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave u mbajt nga drejtoresha e kësaj agjencie, Silvana Sejko, e cila shoqërohej nga pjestarë të tjerë të këtij institucioni. Raporti u dëgjua me kujdes nga Komisioni dhe u vlerësua për paraqitjen e tij. Gjithashtu, gjatë diskutimeve të deputetëve, u vlerësua edhe puna e këtij institucioni. Ata kërkuan që masa e mbulimit të depozitave, të depozitorëve të vegjël, të jetë më e lartë se 700 000 lekë. Të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e tij, komisioni do t`i paraqesë në projektrezolutën që do t`ja drejtojë seancës plenare.
Në vazhdim të mbledhjes komisioni mori në shqyrtim për herë të fundit projektligjin Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, pasi e ka diskutuar në mbledhjet e datave 26 mars; 1, 7, 8, 23 dhe 29 prill. Komisioni e diskutoi gjatë këtë projektligj të rëndësishëm, për vetë fushën që ai mbulon, e cila prek drejtpërsëdrejti komunitetin e biznesit, si dhe për të rejat që ai sjell në krahasim me ligjin që është aktualisht në fuqi. Gjatë diskutimit nen për nen, u mbajtën në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e komunitetit të biznesit, të cilin komisioni e dëgjoi në një seancë të veçantë, disa prej të cilave u pranuan. Diskutime pati neni 107, ose si njihet ndryshe neni i gjobave, i cili ishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga biznesi dhe që u shfuqizua nga kjo e fundit. Këtë nen Komisioni e riformuloi, duke hequr parapagimin e gjobës në rast ankimimi.
Gjatë votimit opozita u largua nga mbledhja me pretendimin që të merreshin në konsideratë të gjitha vërejtjet e komunitetit të biznesit.
Projektligji u miratua me 10 vota pro dhe 1 kundër.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.) Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vazhdon shqyrtimin e projektligjit për komunikeimet elektronike
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 13 maj 2008, shqyrtoi projektligjin Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë. Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Alketa Mukavelati, përfaqësuesi i ERT-së, Rudolf Papa, si dhe përfaqësues të shoqatave të operatorëve, Evis Karandrea, Flonia Tashko, Sokol Nako, Krenar Loloçi dhe Veno Begaj.
Gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë, u shqyrtuan nenet 46 59, për të cilat, pati vërejtje dhe propozime, që do të pasqyrohen në raportin e Komisionit për seancë plenare. Pati shumë debate për nenin 59 të projektligjit, i cili nuk përcaktonte hapat e mëvonshëm pas konstatimit të ERT-së. Shqyrtimi i projektligjit do të vijojë në mbledhjen e nesërme të Komisionit.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93). Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .