14 maj 2008
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton rreth Porjektorganikës së KKRT-së
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në mbledhjen e tij të datës 14 maj 2008, diskutoi projektorganikën e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, në prani të Kryetares, Mesila Doda.
Kjo projektorganikë, që kërkohet të miratohet nga Kuvendi, konsiston në kërkesat për disa ndryshime në emërtesat e pozicioneve të punës për disa kategori nëpunësish, në përcaktimin e kategorive të pagave, të projektstrukturës dhe përshkrimit të vendeve të punës, si dhe në kërkesën për shtimin e 2 pozicioneve të reja pune.
Pasi dëgjuan shpjegimet e Kryetares së KKRT së dhe pas disa pyetjeve sqaruese, anëtarët e Komisionit, prezent në mbledhje, u shprehën pro miratimit të saj. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 96). Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton projektligjin për komunikimet elektronike
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 14 maj 2008, përfundoi shqyrtimin e projektligjit Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë. Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Alketa Mukavelati, përfaqësuesi i ERT-së, Rudolf Papa, si dhe përfaqësuesit e shoqatave të operatorëve, Evis Karandrea, Flonia Tashko, Sokol Nako, Krenar Loloçi dhe Veno Begaj.
Gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit, u shqyrtuan nenet 59- 140, për të cilat, pati vërejtje dhe propozime, që do të pasqyrohen në raportin e Komisionit për seancën plenare. Pas shqyrtimit nen për nen, projektligji u votua në tërësi dhe u miratua me shumicë votash. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93). Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .