13 yje në një album
Bob Dylan, Norah Jones, Sheryl Crow, Jack White... janë vetëm disa nga emrat e këngëtarëve që incizuan bashkërisht disa prej këngëve të humbura të Hank Williams.
Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 19:24
Një grup muzicientësh, në krye me Jack White dhe Bob Dylan, incizuan një album me këngë të Hank Wuilliams, të cilat u gjetën pas vdekjes së tij në vitin 1953. Bëhet fjalë për gjithsejtë 12 kpngë, të cilat pritet të publikohen gjatë muajit tetor.
Bob Dylan dhe jak White tashmë kanë përfunduar të gjitha këngët, dhe i kanë “paketuar” ato në një album, i cili mban emrin "The Lost Notebooks of Hank Williams" (Shënimet e Humbura të Hank Williams).
Përveç tyre, në mesin e interpretuesve të tjerë në album janë edhe Vince Gill e Rodney Crowell, Jack White, Merle Haggard, Patty Loveless, Sheryl Crow, Lucinda Williams, Levon Helm, Holly Williams dhe Jakob Dylan.