130 dosje me shkelje në Prokurorinë e Tiranës
Ministria e Drejtësisë ka gjetur 130 dosje me shkelje në Prokurorinë e Tiranës, e konsideruar më e madhja në vend.
Akt-kontrolli i dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme pretendon se 34 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, janë gjetur me shkelje të ndryshme në punën e tyre. Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, 12 nga prokurorët kanë kryer shkelje që duhet të ndëshkohen me shkarkim nga detyra, 10 prokurorë duhet të ndëshkohen me masën e transferimit, ndërsa 12 të tjerë me masën e paralajmërimit. Objekt i kontrollit kanë qenë dosjet penale të regjistruara nga gjysma e dytë e vitit 2007, deri në fund të vitit 2008. Kontrolli ka filluar në shtator 2008, duke marrë në shqyrtim fillimisht dosjet e regjistruara në prokurori në gjysmën e dytë të vitit 2007, ndërsa janë gjetur 130 dosje me interpretime të gabuara të ligjeve shqiptare. Ndërkohë, pas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, ka reaguar edhe akuza qendrore. Sipas saj, nga kontrolli i ushtruar prej vartësve të Ina Ramës janë gjetur disa parregullsi të vogla, të cilat mund të jenë kryer nga mbingarkesa në punë. Sipas të dhënave nga akuza, vetëm 6 për qind e dosjeve të prokurorëve janë me shkelje të vogla, por kjo mund të jetë realizuar nga puna rutinore dhe mbingarkesa. Mësohet se dy raportet e kontrollit në akuzën e kryeqytetit ndodhen në duart e kryeprokurores Ina Rama, e cila po heziton të marrë një vendim.