E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 deputetë shqiptarë në PE për integrimin e vendit

14-06-2011 / Gazeta 55

Komiteti i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së zhvillon këtë javë raundin e parë të takimeve, ku në rend të ditës do të jetë diskutimi mbi progres-raportin që do të miratohet në 12 tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin.
Për këtë arsye 14 parlamentarë të Kuvendit të Shqipërisë do të jenë ditën e martë dhe të mërkurë, në një përballje të parë me eurodeputetët e Parlamentit Europian, me qëllim integrimin e vendit sa më të shpejtë në strukturat Europiane.
Pas vlerësimeve që dha Komisioni Europian, për mos abuzimin me regjimin e lirë të vizave nga ana e qytetarëve shqiptarë, pritet që Parlamenti Europian të analizojë ecurinë e deritanishme të 12 pikave të Raportit. Delegacioni shqiptar përbëhet nga 7 përfaqësues të opozitës dhe 7 të pozitës dhe në këtë raund bisedimesh përveç 12 pikave të Raportit pritet të diskutohet edhe situata pas zgjedhore në Shqipëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›