Çmime të reja rekorde të arit e argjendit

Çmimet e arit dhe argjendit kanë shënuar çmime të reja rekord, të shtyrë nga dollari i dobët dhe vazhdimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriore.
Çmimi i arit arriti në 1 518.13 dollarë për ons gjatë mëngjesit në Evropë, para se binte sërish, transmeton BBC. Ndërsa çmimi i argjendit ishte 49.79 dollarë për ons, para se të kthehej në 49 dollarë, që është çmimi më i lartë që nga viti 1980.
Investitorët kanë blerë metale të çmuara si mjet kundër inflacionit dhe trazirave të fundit gjeopolitike.
Analistët thonë se çmimi i arit do të vazhdojë të rritet.