E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon gjykimi i ish-liderit egjiptian Mubarak

Nis sot seanca e tretë e gjykimit të ish-liderit të Egjiptit, Hosni Mubarak. Ai po përballet me akuzat për korrupsion dhe dhënien e urdhërit për vrasjen e qindra protestuesve gjatë ngjarjeve që çuan në dëbimin e tij nga posti i presidentit në muajin shkurt.

Për dallim nga seancat e mëparshme, sipas raporteve, procedurat e sotme gjyqësore nuk do të transmetohen drejtpërsëdrejti në televizion.

83-vjeçari Mubarak, i cili ka sunduar Egjiptin për afro 30 vite, është deklaruar i pafajshëm.

Si shenjë mbështetjeje për Mubarakun, 10 avokatë kanë arritur në Kajro nga Kuvajti për të ndihmuar mbrojtjen e ish-presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›