14 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Berisha: Ishte tribuni i lirisë
TIRANE - Shënohen sot 14 vjet nga vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua ceremonia përkujtimore për "Nderin e Kombit”, Azem Hajdari.
Në memorialin kushtuar Heroit të Demokracisë u vendosen kurora me lule në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministër i vendit, Sali Berisha, Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Nënkryetarit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe në emër të Kryesisë së PD-së.
Kryeministri Berisha, duke përkujtuar Azem Hajdarin, tribunin e lirisë, u shpreh se "nderojmë sot Azem Hajdarin, udhëheqës i lëvizjes studentore dhe sivëllait të tij, Besim Çelës, që u ekzekutuan në këtë vend nga banda të qeverisë, në aktin më makabër me vrasjen e shekullit për shqiptarët".
"Nderojmë sot Azem Hajdarin në këtë 100 vjetor të Pavarësisë sonë. Por mendimi i parë që na vjen në mendje të gjithë shqiptarëve është në veprën e tij, trimërinë e tij, kurajën e tij. Asnjë nga ne nuk e merr dot me mend sesi do të ishim sot në 100 vjetorin e Pavarësisë nëse nuk do të ishin trimëria, heroizmi, guximi i jashtëzakonshëm i këtij tribuni legjendar, që në krye të lëvizjes studentore u përball në dhjetorin e vitit 1990 me diktaturën më të egër që Europa kishte njohur", tha Kryeministri.
Sipas kreut të qeverisë, Azem Hajdari hapi për shqiptarët dyert e lirisë dhe dinjitetit. "Nëse sot jemi njerëz të lirë, me dinjitet, i detyrohemi më shumë se kujtdo Azem Hajdarit dhe atyre studentëve që ai udhëhoqi me aq mençuri në dhjetor të vitit 1990", nënvizoi Berisha.
Gjithashtu, shtoi Kryeministri, "nderojmë kujtimin e Besnik Çelës, një demokrat i thjeshtë, por vëlla me tribunin e lirisë dhe demokracisë, Azem Hajdari".
Azem Hajdari u qëllua për vdekje pranë selisë blu, ndërsa nga të shtënat mbeti i vrarë edhe truproja e tij Besim Cerja. Si një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, atij iu dha urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", pas vdekjes.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Përvjetori, presidenti Nishani viziton familjen e Azem Hajdarit Vëllai i Azem Hajdarit: Tronditja kur mësova vrasjen,të rihapet gjyqi