Rrahën barbarisht të riun, prangosen 4 persona në Lushnjë

4 persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga policia e Lushnjës pasi akuzohen për plagosje të rëndë, e kryer në bashkëpunim. Shtetasit Adriatik Malko, 44 vjeç, Argent Malko, 34 vjeç, Kleant Malko, 21 vjeç dhe 19-vjeçari, Markeljan Malko kanë përfunduar në prangat e efektivë të policisë, pasi të katërt bashkë kanë rrahur barbarisht shtetasin Florenc Janku. Sipas policisë grupi i të arrestuarve e kanë marrë me dhunë Jankun nga banesae tij dhe e kanë rrahur. Ngjarja është shënuar në Divjakë, ndërsa policia bën të ditur se dyshohet se dhuna ndaj Jankut ka ndodhur për motive të dobëta.