Vëllai i Azem Hajdarit: Tronditja kur mësova vrasjen,të rihapet gjyqi
Plumbi i parë desh e rrëzoi, i dytë i plagosi kraharorin ndërsa plumbi i fundit veçse e përjetësoi. Atë natë të 12 shtatorit të ‘98-ës, iu turrën jetës së Azemit, si sfinksat nëpër errësirë. Por një zë, diku në kohët e mbrapshta të diktaturës, i lajmëroi lartësitë, edhe i vdekur. Shumë vite më parë kleriku i njohur i Malësisë së Gjakovës, Dervish Luzha, me të cilën Azemi fëmijë kishte krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë, një ditë teksa e kishte parë hipur mbi motor i kishte thënë: “Ti mor djalë do të fl uturosh…”. Ndaj jeta e dënoi vdekjen sepse ajo nuk i përkiste një njeriu të vetëm, por mbarë shqiptarëve. I vëllai (nga nëna), Rasim Hasanaj për herë të parë, rrëfen për “Gazeta Shqiptare”, momentet e bukura dhe më të vështira të jetës së Azem Hajdarit. Z. Hasanaj tregon lidhjen e veçantë që Azemi krijoi që në fëmijëri me Zotin dhe Dervish Luzhën, fjalët paralajmëruese që kleriku i tha se shumë shpejt do ta njihte e gjithë bota. Rasimi fl et për tensionin në familje kur Azemi u vu në krye të Lëvizjes Studentore dhe si i përjetuan atentatet e njëpasnjëshme ndaj tij deri sa e vranë. Z. Hasanaj tregon arsyen pse Azemi u vra pikërisht pranë selisë së PD-së ndërsa shpreh bindjen se gjyqi i tij do të rihapet për të vënë drejtësinë në vend.
Z. Hasanaj, ju jeni një jurist në krye të religjioneve shqiptare ndërkohë që vëllai juaj Azemi ndërtoi objektin e parë fetar në Shqipëri, pas Lëvizjes së Dhjetorit. Cila ka qenë lidhja e familjes suaj me besimin?
M’u bë propozimi dhe e pranova. Për sa i përket familjes sime, mund të them se në mënyrë të veçantë nëna dhe vëllai i vogël Azemi besonin edhe në kohët e diktaturës. Azemi ka pasur një lidhje të drejtpërdrejtë me Dervish Luzhën. Ai ishte një klerik i shquar, bamirës i lindur, humanist dhe atdhetar i madh, fort i dashur, i nderuar e i respektuar nga të gjithë tropojanët e më gjerë. Ai ka qenë i vetmi klerik në Shqipëri që edhe në kushtet e terrorit ateist komunist, ka vazhduar të kryejë misionin e tij në shërbim të fjalës së Zotit dhe të njerëzve, deri në vitin 1985, kur ndërroi jetë. Ky njeri, sa i madh aq edhe i thjeshtë e i afërt për këdo, ka komunikuar me të gjithë tropojanët; çdo familje tropojane, myslimane e katolike, ka pasur kontakte me të dhe ruan kujtime të çmuara prej tij. Të gjithë e kanë mbështetur dhe është meritë e të gjithë tropojanëve që Dervishi i Luzhës mundi të mbijetojë e të vazhdojë misionin e tij fisnik edhe në vitet e vështira të asaj kohe. Populli besimtar i Tropojës e deshi me shpirt Dervishin e Luzhës dhe nuk e braktisi atë për asnjë çast. Atdhetarizmi i Dervishit të Luzhës nuk njihte kufij. Ai ka qenë aktiv në luftën për çlirimin e Kosovës, në vitet 1944-1945 dhe ka parashikuar Pavarësinë e Kosovës, duke mbajtur gjallë shpresat dhe besimin e njerëzve për ditën e madhe të Pavarësisë dhe Shtetësisë së saj. Mesazhet e mëdha të trashëgimisë shpirtërore të Dervishit të Luzhës ishin mesazhet e bashkimit e të bamirësisë, që janë gjithnjë aktuale për gjithë shoqërinë shqiptare.
Një klerik që sfidoi dhe diktaturën, por si arriti Azemi që të kishte pa frikë një lidhje të veçantë me Dervishin e Luzhës?
Nëna jonë është nga Luzha, fshati i Dervishit dhe ajo besonte. Azemi ushqeu nga nëna besimin tek Zoti ndaj nisur nga fakti se ishim nipa në atë fshat, Azemi shkonte shpesh tek ai dhe qëndronte goxha kohë me të. Ishte krijuar një lidhje e fortë mes tyre pavarësisht presionit të njerëzve të regjimit, sërish Azemi shkonte dhe e takonte Dervish Luzhës.
Pasi kthehej nga Dervishi i Luzhës, cilat ishin bisedat që Azemi bënte në shtëpi, sa kishte ndikuar tek ai besimi në një vend ateist siç ishte Shqipëria nën diktaturë?
Azemi ishte shumë i qeshur, natyrë bamirëse, ndihmonte shumë njerëzit që kur ishte fëmijë. Një lek po të kishte në xhep i nxirrte dhe ia jepte atij që ishte në hall. Mbaj mend një herë që Azemi kishte shkuar me një motor bashkë me një shokun e vet nga Bajram Curri në Luzhë tek Dervishi. Kur ai i kishte folur, i kishte thënë Azemit: “Ti mor djalë do të fluturosh. Shumë shpejt do të njohë e gjithë bota...?
...Dhe si i kuptoi Azemi ato fjalë?
Azemi ishte befasuar pasi ishte dhe i ri në moshë. Ai e kishte të qartë se Dervishi nuk ia kishte thënë kot ato fjalë, por nuk e imagjinonte dot atë që do të ndodhte më vonë me jetën e tij e cila do të shuhej shumë shpejt. Gjithsesi, Azemi e vazhdoi këtë lidhje me Dervishin derisa ai vdiq në vitin 1985. Foton e tij e mbante gjithnjë me vete dhe besonte marrëzisht tek Zoti. Ndaj më 28 qershor të vitit 1991, Azemi vendosi të ndërtojë tyrben (Teqenë) e Dervishit në fshatin Luzhë, vetëm me paratë e tij. Inaugurimi u bë në shkurt të vitit 1992. Në atë ceremoni ishte e pranishme e gjithë Malësia e Gjakovës, ndërkohë që erdhi z. Sali Berisha, politikanë të tjerë të njohur të PD-së. Ndërtimi i Tyrbes i parapriu fitores së PD-së në zgjedhjet e 31 marsit, e cila u shndërrua në një festë në mbarë Shqipërinë e cila tashmë prej votës jetonte e lirë në demokraci.
Në ardhjen e kësaj demokracie, sigurisht që Azemi kishte një kontribut të paçmuar, por si e priti familja përfshirjen në krye të Lëvizjes Studentore dhe hyrjen në politikë?
Duke njohur shkathtësinë e Azemit që i vogël, pakënaqësitë që kishin lindur tek ai ndaj komunizmit me kalimin e kohës, ndoshta nuk ishte dhe aq i paparashikuar për ne angazhimi direkt i tij në rrëzimin e diktaturës. Por mbaj mend që në Bajram Curr kur u përhap lajmi, u kërkuan prindërve që të sillnin Azemin nga demonstratat dhe ta kthenin në Tropojë. Shqetësimi ishte i madh, por Azemi më telefonoi mua dhe unë erdha po atë ditë në Tiranë për t’i qëndruar afër Azemit ndërkohë që prania ime ishte dhe një lloj mbështetje tek prindërit të cilëve ai u tha në telefon: Është Rasimi me mua, mos u shqetësoni. Më pas ishte e kotë që t’i kërkoje Azemit kthimin mbrapa pasi ai tashmë ishte i pandalshëm në rrugën e tij, çfarë do çmimi që të kishte dhe kështu ndodhi realisht derisa e vranë.
Çfarë ju kujtohet natën e vrasjes së Azemit?
Kam qenë me dy shokë të mi tropojan duke pirë kafe tek “Hotel Iliria”, pranë ambasadës amerikane kur i ra telefoni njërit prej shokëve në tavolinë. E ngriti telefonin, por u pre menjëherë nga lajmi që mori. I kishin thënë që mos të më tregonte se Azemin e kishin vrarë nga tronditja, por që e kishin plagosur. Pa hapur mirë gojën shoku im, kisha një ndjesi shumë të keqe. Po prisja të më fliste sapo e mbylli telefonin dhe më tha :Azemin e kanë plagosur. Jo i thashë këtë radhë duhet ta kenë vrarë pasi dy herë e kanë plagosur. Ndaj siç ishim u ngritëm dhe shkuam tek selia e PD-së, ndërkohë që trupin e Azemit e kishin nisur me urgjencë në Spital. Kur shkuam atje, Azemi kishte vdekur. Një dhimbje që nuk përshkruhet dot. Spitali Ushtarak ishte mbushur nga familjarët dhe brenda pak çastesh edhe nga demokratët e Tiranës. Më pas erdhën dhe furgonët e policisë, që gjoja po mbanin nën kontroll gjithçka, por ata ishin vrasësit dhe prania e tyre irritoi demokratët që po mblidheshin tek spitali.
Pse vrasja e Azemit u bë pikërisht para selisë së PD-së?
Sepse nuk donin të vrisnin vetëm Azemin, por mesazhi ishte i qartë edhe për PD-në. Atë e kishin plagosur disa herë, por zgjedhja para PD-së nuk ishte e rastësishme. Ato ditë Azemin mund ta vrisnin në çdo rrugë. Ai shkonte nëpër mitingje, lëvizte kudo në çdo qytet të Shqipërisë. Atë ditë ishte në Fier ku zhvilloi një miting të suksesshëm me demokratët e Fierit. Madje ngaqë Fatmira, bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, e kishte çuar në Golem dhe Azemi një herë në dy ditë shkonte atje për ta parë. Ndaj shumë lehtë mund ta vrisnin rrugës për në Durrës apo rrugës së Ndroqit, por nuk e bën një gjë të tillë sepse vendi i duhur ishte PD-ja, që si Azemin do të vrisnin edhe PD-në.
A kishit vënë re tek Azemi një natë më parë ndonjë shenjë frike, e reflektonte shqetësimin se të nesërmen do të ndodhte ngjarja e rëndë?
Jo. Jo. Azemi nuk e njihte frikën.
A do të kthehet në muze shtëpia e Azemit në qytetin e Bajram Currit?
Shtëpia dy katëshe e Azemit në qytetin e Bajram Currit, të cilën e ka ndërtuar vet ai, është shpallur monument kulture. Nuk banon njeri aty dhe bashkia e qytetit ka vendosur ta restaurojë me buxhetin e saj me qëllim që shtëpia të jetë e hapur për çdo vizitor, nga çdo qytet dhe trevë ku jetojnë shqiptarët. Ata do të keni mundësinë të shohin shtëpinë ku lindi dhe u rrit Azem Hajdari.
Mesa jam në dijeni, para tre vitesh Kryeministri Sali Berisha teksa inauguroi rrugën e Valbonës, kërkoi që asaj t’i vihet emri Azem Hajdari, dhe përgjatë saj të shkruhen tabela me “Azem ti je gjallë”. Pse kjo rrugë ende nuk ka marrë emrin e Azemit?
Së shpejti rruga është duke përfunduar. Azemi dhe z.Berisha kanë patur një miqësi të fortë mes tyre dhe Kryeministri premtoi që rruga do të marrë emrin e Azemit.
Megjithatë mesa jam unë në dijeni ka përfunduar busti i Azemit që do të vendoset para parlamentit të ri me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Ka një vendim të qeverisë për të vendosur bustin e Azemit në krah të Kryeministrisë dhe Piramidës, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet parlamenti i ri, në lulishten afër rrugës. Besoj se do të vendoset në kohën dhe momentin e duhur brenda të gjitha parashikimeve.
Bashkëshortja e Azemit ka propozuar që memoriali i Azemit pranë selisë së PD-së ka ardhur koha që të bëhet ndoshta diçka e ngjashme me një Mauzelum siç është bërë për gjyqtarin italian Xhovani Faldoni dhe jo të lihet thjeshtë si një lapidar në qendër të Tiranës. Ju e mbështesni këtë ide të znj. Hajdari?
Ndoshta jo një Mauzelum, por diçka më të mirë sesa gjendja në të cilën është aktualisht memoriali, mendoj që po. Sepse Azemi ishte i PD-së dhe i mbarë shqiptarëve. Ai kishte lidhje me çdo shqiptar, kudo që të ishte. Gëzonte respektin e tij ndaj dhe ata duhet ta shohin si të ishte i gjallë, edhe në vendin ku e vranë. Në shtëpinë e Azemit, ashtu sikurse i la, janë bashkë edhe Bibla edhe Kurani. Kishte njohje me shqiptarë në mbarë trevat shqiptare, në mënyrë të veçantë, ai kishte një miqësi të fortë me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Dobësi e tij ishte Kosova. Të shumtë janë vizitorët kosovarë, kudo që ata jetojnë që vijnë dhe ndalen para memorialit të tij, vendosin lule në çdo ditë të vitit. Ndaj mendoj se do të ishte diçka me simbolikë që të bëhej ndaj figurës së Azem Hajdarit.
A mendoni se duhet të rihapet gjyqi i Azemit?
Mendoj se do të hapet dhe demokratët që e ndoqën Azemit kërkojnë hapjen e gjyqit të tij për të vënë drejtësinë në vend.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera 14 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Berisha: Ishte tribuni i lirisë