‘Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia’

Përmes dosjes së Mehmet Shehut dhe dokumenteve të arkivave të huaja, Ylli Polovina zbardh ngjarjen e shumë diskutuar të shtatorit të vitit 1960.
“Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia” është romani i ri i Ylli Polovinës, që vë përballë dokumentet për akuzat që Hoxha i bëri Shehut si agjent i CIA’s.
Autori përpiqet që përmes dokumenteve arkivore të papublikuara më parë të hedhë dritë mbi udhëtimin e Mehmet Shehut, si kryeministër i Shqipërisë, në mbledhjen e Asamblesë së OKB’së, në shtator të vitit 1960.
Pikërisht atëherë, Enver Hoxha e akuzon atë si poliagjent që kishte vendosur kontakte me CIA’n. Në librin e tij, të shkruar si një letërsi historike dhe jo me fakte të thata, Polovina tregon përmes dokumenteve të pesë ditët e udhëtimit të Shehut, me anijen Queen Elizabeth, dhe 21 ditët e qëndrimit të tij në New York, duke e lënë lexuesin që vetë të nxjerrë vetë përfundimin.