I vije keq për Hitlerin
"E kuptoj Hitlerin. Mendoj se ka bërë gjëra të këqija, kjo absolutisht qëndron, por mund ta paramendoj se si në fund qëndron ulur në bunker”, tha Von Trier gjatë konferencës me gazetarë në Cannes, para shfaqjes së filmit të tij “Melankolia”, të mërkurën mbrëma, në kuadër të pjesës garuese të festivalit.
"Vetëm po them që e kuptoj njeriun. Ai s’ishte një tip aq i guximshëm, por unë kuptoj shumëçka lidhur me të, madje edhe më vjen keq për të. Megjithëse, natyrisht që s’jam pro Luftës së Dytë Botërore, e as kundër çifutëve”, sqaroi regjisori danez, duke i mbetur kështu besnik dhënies së deklaratave provokuese.
Heroina e filmit të tij, aktorja amerikane Kirsten Dunst, la përshtypjen se nuk u ndje mirë gjatë kësaj kohe, ngase derisa po fliste Van Trier, sikur murmuriti: “Oh, Zot”.
Ndryshe, Lars Von Trier po fliste për Hitlerin kur u pyet rreth prejardhjes së tij gjermane, të cilën e zbuloi tek pas vdekjes së nënës, në vitin 1989.