E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karvani përfundon në Strugë

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 08:44

Karvani i librit shqiptar të martën ka arritur në destinacionin e tij të fundit – në Strugë, ku botues të shumtë shqiptarë u pritën shumë derisa po prezantonin botimet e tyre.

Ndryshe, karvani i librit shqiptar kalon nëpër disa qytete në Maqedoni , duke filluar nga Kumanova, përmes Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës e Kërçovës, e deri në Ohër e Strugë. Mirëpo, edhe kësaj radhe mungoi një mbështetje institucionale e kësaj ngjarjeje, qoftë ajo e niveleve komunale apo e atij qendror.

Përndryshe, ky është aktiviteti i vetëm letrar në Maqedoni që, përkundër mosmbështetjes financiare, tash sa vjet vazhdon aktivitetin nëpër qytetet e Maqedonisë të banuar me shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›