E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati priti shkrimtarët e Karvanit për Fëmijë

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 20:15

Një grup shkrimtarësh që janë duke vizituar qytete të ndryshme të Kosovës në kuadër të Karvanit për Fëmijë, kanë qëndruar të mërkurën në Mitrovicë, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Avni Kastrati.

Ata mandej kanë vazhduar programin e tyre me takime me nxënës të shkollave të qytetit.

Kryetari Kastrati ka falënderuar shkrimtarët për vizitën e tyre në Mitrovicë dhe për angazhimin e tyre në kuadër të Karvanit për Fëmijë.

“Është një aktivitet me rëndësi për fëmijët meqë u jepet mundësia që të takojnë për së afërmi autorët e librave që i kanë zemër”, ka thënë Kastrati.

Në anën tjetër, shkrimtarët si Xhevat Syla, Arif Demolli, Gani Xhafolli, Ibrahim Kadriu etj., kanë shprehur kënaqësinë që gjenden në Mitrovicë. Ata kanë përgëzuar kryetarin Kastrati për punën e mirë që po bën në Mitrovicë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›