E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një libër për lashtësinë shqiptare

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 08:38

Akademiku dhe arkeologu Muzafer Korkuti ka promovuar të hënën, në hapësirat e Akademisë së Shkencave, në Tiranë librin e ri “Qytetërimi neolitik dhe eneolitik në Shqipëri”. Korkuti në këtë libër ka përfshirë një punë të gjatë studimore në terren, e cila hedh dritë mbi vendbanimet shqiptare dhe lashtësinë e tyre.

“Është vërtet temë e jetës sime studimore. Mund të them se janë 15 vera e ekspedita nëpër Shqipëri. Po kaq shumë punë është bërë me interpretimin, klasifikimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve historike për to.

Natyrisht, puna më e madhe bëhet fizikisht në terren dhe po kaq e lodhshme është puna në kabinet. Kulturat neolitike të trevës sonë nuk kuptohen pa kuadrin e tyre ballkanik, pa portet e tyre me kulturat e Ballkanit Juglindor e deri në brigjet e Anadollit. Është një nga vëmendjet më të mëdha që i kam dhënë këtij qytetërimi, duke e inkuadruar në qytetërimin ballkanik dhe mesdhetar”, sqaroi Korkuti, mes tjerash.

Ai shqiptarët i sheh si një prej popujve më të vjetër, duke analizuar vazhdimësinë që nga ilirët e deri më sot.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›