‘Dridhet’ Benitezi
Benitez ka pranuar se posti i tij nuk është i sigurt pas startit katastrofal të aventurës në Chelsea. Gjiganti londinez është në seri prej shtatë ndeshjeve pa fitore në Premierligë (tri nën drejtimin e Benitezit). Tifozët e Chelseat sërish brohoritën kundër Benitezit duke kërkuar largimin e tij dhe shprehën përkrahjen e tyre për paraardhësin, Roberto Di Matteo.
Edhe pse ka vetëm tri takime në detyrë, Benitez ka pranuar se nuk ndihet i sigurt. I pyetur nëse frikësohet se nuk do të mbetet edhe gjatë në Stamford Bridge, Benitez – i cili ka kontratë deri në fund të këtij stinori – tha: “Do të them se kjo varet nga rezultatet që arrijmë. Andaj, nëse ne i përmirësojmë ato, do të ishte më lehtë për të gjithë”.
Benitez pranoi se nuk ndihet plotësisht i sigurt në detyrë. “Jo, nuk jam 100 përqind. Nuk fituam dhe kjo është gjëja kryesore”, përfundoi ai.