Rexhep Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi, nuk dëshiron që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të futet në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Selimi thotë që dy partitë nuk janë trashëgimtare të vetme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rexhep Selimi nuk dëshiron që shokët e tij nga AAK-ja të bëjnë gabim. Ai nuk donë që ata t’i bashkohen Partisë së Hashim Thaçit, pasi ata do të humbnin keq.
“Nëse e bën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë gabim, atëherë ky gabim do të jetë i dyfishtë për ta”, thotë Selimi për Klan Kosovën.
Selimi thotë se AAK-ja pushtetin duhet ta kërkojë në një mënyrë tjetër e jo nga Thaçi
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të duhej ta kërkonte pushtetin nga qytetarët e jo nga qeveritarët, por sidoqoftë unë po i jap vetës atë të drejtë që të besojë se AAK-ja, nuk do ta bëjë këtë gabim shumë të madh edhe për vendin, por edhe për subjektin e tyre politik”, ka thënë Selimi, transmeton Indeksonline.