E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Suisspor Arena’, 40 për qind kuqezi?

Ballafaqimi në mes Shqipërisë dhe Zvicrës duket se mezi pritet nga adhuruesit e të dyja ekipeve, sidomos nga ana e fansave të shumtë shqiptarë.

Sipas mediave shqiptare, do të jenë rreth 7 mijë tifozë kuqezi që do të jenë në përkrahje të Kombëtares shqiptare në stadiumin ‘Suisspor Arena’ të Luzernit. Interesimi i shqiptarëve që jetojnë në shtetin helvetik për takimin Zvicër-Shqipëri është jashtëzakonisht i madh.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se do të jenë 440 bileta në treg për tifozët shqiptarë dhe thuhet se tashmë të gjitha biletat janë shitur, madje në numër më të madh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›