Zanetti, nënkryetar i Interit

Javier Zanetti është kapiten i Interit por në të ardhmen mund të marrë rolin e nënkryetarit të klubit, kjo pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist.
Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, ikona e Nerazzurrëve ka biseduar me presidentin Massimo Moratti rreth të ardhmes së tij pas tërheqjes nga futbolli aktiv dhe atij i është propozuar roli i nënkryetarit në Giuseppe Meazza.
Zanetti është tashmë legjendë e Interit pasi erdhi në klub më 1995 dhe pavarësisht moshës 39 vjeç, vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesor të ekipit.