Hoxhson: Anglia ime fiton Botërorin
Trajneri Roi Hoxhson ka hedhur poshtë zërat se Anglia nuk mund të fitojë Kampionatin Botëror Brazil 2014, ndërkohë që fillimisht kërkon përqendrim për fazën kualifikuese. Anglezi këmbëngul se lojtarët e tij duhet që të kenë bindjen se ata mund tia dalin. Shumica komenton për mundësitë e pakta të fitores sonë në Kupën e Botës së radhës, por mua nuk më intereson kjo. Unë nuk e besoj se njerëzit thanë që ne kishim shumë shanse kur fituam Kupën e Botës në vitin 1966. Nëse ne shkojmë deri në Brazil, jam shumë i sigurt që do të kemi një grup konkurrues të lojtarëve, të cilët në çdo ndeshje që do të luajnë do të besojnë se mund ta fitojnë atë. Tashmë kjo kombëtare ka një mentalitet fitues dhe përmirësimet e ardhura vit pas viti do të kurorëzohen pas dy vitesh me një sukses.