Shaqirin e rrëqethin të dy himnet

Xherdan Shaqiri po e pret me emocione të përziera përballjen e së martës ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Futbollisti kosovar e përfaqëson vendin helvetik, ndërsa zemra e tij rrah edhe për Kuqezinjtë, pasi është shqiptar.
“Do të rrëqethem kur të intonohet himni i Shqipërisë dhe ai i Zvicrës, do të kem shumë emocione në këtë ndeshje”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit. Ndërkohë, Granit Xhaka është i përgatitur se mund të shahet dhe vërshëllehet nga tifozët shqiptarë, të cilët e konsiderojnë si tradhtar, njëjtë si futbollistët e tjerë që e përfaqësojnë Zvicrën.
“Jemi shumë shqiptarë në Zvicër dhe do të jenë shumë të pranishëm në stadium të martën. Nëse tifozët më provokojnë, do t’ua jap përgjigjen në fushë”, ka shtuar Xhaka.