Klose i përgjigjet Lëvit: Bomberi jam unë
Joakim Lëv ishte shumë i pakënaqur me paraqitjen e Kombëtares së tij përballë Ishujve Faroe, të cilën e mundën me rezultatin 3-0. Trajneri i Gjermanisë theksoi pas këtij takimi se grupit të tij i mungon një bomber, një sulmues që të di të dërgojë në rrjetë disa nga një mori me raste që ata krijuan në ndeshjen e parë eliminatore për Brazil 2014. Gjithsesi, pas kësaj ankesë te shprehur nga Lëvi dhe në prag të sfidës me Austrinë, veterani Miroslav Klose i përgjigjet teknikut të tij. Nuk është e vërtetë që Gjermanisë i mungojnë bomberat. Unë jam një prej tyre dhe këtë gjë do ta konfirmoj në sfidën e radhës kundër Austrisë, në të cilën do shënoj minimalisht një gol dhe do ta udhëheq ekipin te fitorja. Më vjen keq që nuk shënova ndaj Ishujve Faroe, por do ta korrigjoj shpejt gabimin.