‘Trajneri’ Giggs

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs ka bërë të ditur se planifikon të bëhet trajner pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist.
Uellsiani konsideron qëndrimin në sport por në rol tjetër. 38 vjeçari bëri paraqitjen e tij të 900-të për Unitedin në edicionin e kaluar kurse pritet të pensionohet në fund të sezonit të ardhshëm kur edhe do ti skadojë kontrata me gjigantin nga Old Trafford.
Por, ai ka sqaruar planet për të ardhmen. “Në mes të sezonit të kaluar kam përfunduar licencën A të UEFA-së. Dua të përgatitem sa më mirë që të bëhem trajner”, deklaroi ai për Daily Mirror.