Nuk është Juventus pa Del Pieron

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Paolo De Ceglie ka pranuar se mungesa e ish kapitenit Alessandro Del Piero vërehet në përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri.
Ikona e Bianconerëve u largua nga klubi pas 19 sezonesh me gjigantin torinez dhe De Ceglie ka pranuar se mungesa e Del Pieros ndjehet në skuadër. “Si fëmijë edhe unë adhuroja Del Pieron, kurse jam i befasuar që nuk e shoh më në ekip”, deklaroi De Ceglie i cili theksoi se nuk i frikësohet ardhjes së Pablo Armeros nga Udinese.
“Në Juventus askush nuk e ka vendin e sigurt. Luan ai që është në formë më të mirë”, u shpreh ai.