E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ethet” e festave vazhdojnë në veri

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:16

“Ethet” para festës së Vitit të Ri, pas vetëm pak ditësh pushimi kanë vazhduar sërish në veri të Mitrovicës, në prag të krishtlindjeve ortodokse.

Turma e qytetarëve serbë në treg dhe radhët nëpër shitore, pasqyrojnë përgatitjet e tyre që i bëjnë për këtë festë, për të cilën ata thonë se duhet ndarë medoemos 50-150 euro.

Natasha Jovanoviq, ka thënë se është traditë që sonte mbi tryezë të vendosen mes tjerash qirinjtë e krishtlindjeve, katër molla të mëdha, drithë, grurë, para dhe shumë kumbulla e ara. Sipas saj, ajo që është tipike, përveç peshkut që është pjesë e pandashme e tryezës së sotme, duhet të ketë edhe shumë pemë të freskëta dhe të ndryshme.

Ndërkaq, tregtarët në veri të Mitrovicës janë shprehur të mos kenë ndryshuar çmimet e artikujve në prag të kësaj feste.

“Çmimet nuk kanë lëvizur. Vërehet një gjallëri e njerëzve të cilët kanë dalë për të blerë artikuj të ndryshëm për festë. Puna është shtuar dhe se jemi më të kënaqur sesa ditëve tjera”, ka thënë Milloshi, njëri nga tregtarët e pemëve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›