E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka u kthehet stërvitjeve

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka marrë disa të reja të mira, para ndërtimit të ekipit për ndeshjen e rëndësishme të së shtunës në La Liga, ndaj Valencias.

Lajmi më i fundit është se Leite Kaka i ka filluar stërvitjet e rregulla me ekipin dhe ‘Special One’ mund të llogarit në shërbimet e tij në ndeshjen e fundjavës. Braziliani e kishte lënduar nyjën e këmbës dy javë më parë dhe po punonte rregullisht për shërimin e saj. Ai u desh të hiqte dorë nga përfaqësuesja e Brazilit, për dy ndeshjet miqësore ndaj Gabonit dhe Egjiptit. Kaka ishte kthyer në formë këtë sezon, pas dy viteve dështuese në Santiago Bernabeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›